Dëbora ka zbardhur sërish malet si dhe disa zona në Dibër, madje edhe ato të ulëta që ndodhen në 550 metra mbi nivelin e detit.
Ndërkohë, raportohet se ditën e sotme janë ulur ndjeshëm temperaturat. Këtë mëngjes, termometri në Peshkopi ka shënuar sërish -3°C, ndërsa në zonat mbi 800 metra temperaturat kanë qenë akoma dhe më të ulëta. Po ashtu, dimri i vonë ka gjetur të lulëzuara një pjesë të pemëtoreve.
