TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Familja mbretërore njofton ndryshimet e reja në mediat sociale për të festuar Jubileun Platinum të Mbretëreshës Elizabeth

00:01 / May 27, 2022

Mjekët paralajmërojnë: Shmangni përdorimin e tepërt të paracetamolit

23:55 / May 26, 2022

Tjetër arritje/ Adrola Dushi fytyra e re e NARS

23:48 / May 26, 2022

Ashpërsohen luftimet në Ukrainë, situatë e rëndë në rajonin e Donbas

23:41 / May 26, 2022

Doli para plumbave për të shpëtuar nxënësit e saj, bashkëshorti i mësueses vdes dy ditë pas ngjarjes

23:37 / May 26, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kronikë

Bien aksidentet, më pak fatalitete në rrugë, problem mbetet sjellja e drejtuesve

08:48 / April 22, 20222 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Tre muajt e parë të këtij viti kanë rezultuar me rënie në numrit të aksidenteve rrugore. Instituti i Statistikave në publikimin e shifrave të marsit vlerëson se në muajin e tretë të vitit numërohen 101 aksidente rrugore nga 119 aksidente të ndodhura në muajin Mars 2021, duke u ulur me 15,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Në tremujorin e parë të vitit 2022 numërohen 285 aksidente rrugore nga 323 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u ulur me 11,8%. Në muajin Mars 2022, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 145 persona nga 150 që ishte në të njëjtën muaj të një viti më parë. Në tremujorin e parë të vitit 2022, numri i të aksidentuarve është 392 persona nga 418 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Mars 2022, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 14 persona, nga 18 persona të vdekur në Mars 2021. Në tremujorin e parë të vitit 2022, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 46 persona nga 58 persona të vdekur në tremujorin e parë të vitit 2021” thuhet në publikimin e INSTAT.

Shkak kryesor për aksidentet në shumicën e rasteve mbetet sjellja e drejtuesve të mjeteve ndërkohë që sipas INSTAT vihet re një ulje e numrit të aksidenteve që kanë si shkak sjelljen e këmbësorëve.

“Në muajin Mars 2022, aksidentet rrugore, në 93,1% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25 – 34 vjeç, duke zënë 29,7% të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 3,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në tremujorin e parë të vitit 2022, aksidentet rrugore, në 12,6% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 43,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, vlerëson INSTAT./ Monitor

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

I vuri zjarrin banesës së tij, dërgohet në spital 42 vjeçari

23:31 / May 26, 2022

Dy adoleshente dhe një invalid në Lushnje pësojnë aksident pasi i ndoqi policia me makinën që kishin vjedhur!

23:13 / May 26, 2022

Berisha non-grata/ Plas debati në studio mes analistëve, Lubonja-Zekthit: Ça informacionesh ke mo?

22:09 / May 26, 2022

Digjet një makinë brenda tunelit të Kalimashit, gazetari nxjerr pamjet

21:49 / May 26, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

I vuri zjarrin banesës së tij, dërgohet në spital 42 vjeçari

23:31 / May 26, 2022

Dy adoleshente dhe një invalid në Lushnje pësojnë aksident pasi i ndoqi policia me makinën që kishin vjedhur!

23:13 / May 26, 2022

Berisha non-grata/ Plas debati në studio mes analistëve, Lubonja-Zekthit: Ça informacionesh ke mo?

22:09 / May 26, 2022

Vrasja brenda komisariatit, çfarë tha polici dëshmitar

21:40 / May 26, 2022
Te fundit

Familja mbretërore njofton ndryshimet e reja në mediat sociale për të festuar Jubileun Platinum të Mbretëreshës Elizabeth

00:01 / May 27, 2022

Mjekët paralajmërojnë: Shmangni përdorimin e tepërt të paracetamolit

23:55 / May 26, 2022

Tjetër arritje/ Adrola Dushi fytyra e re e NARS

23:48 / May 26, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.