Për tre mujorin e tretë të vitit 2022, Samsung ka raportuar të ardhura prej 54 miliardë dollarësh, por pësoi rënie fitimi krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.
Kompania tha se disa divizione të saj kishte pasur kërkesë të ulët përballë pasigurisë ekonomike që ka kapluar sot botën.
Gjiganti Korean i elektronikës kishe 7.6 miliardë dollarë fitim, një rënie me 23% krahasuar me vitin e kaluar.
Kërkesa e ulët për produkte konsumatore bëri që biznesi i memories të tkurrej. Fitimet e këtij biznesi ranë për shkak të kërkesës së dobët për telefonë, TV por edhe çipe mobile 5G.
Një tjetër divizion që pati rezultate të qëndrueshme ishte biznesi i prodhimit të çipeve me të ardhura rekord prej 16 miliardë dollarë dhe fitime 3.6 miliardë dollarë.