Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bien hamendësimet, infermieri shqiptar: Nesër fillojmë punën që në 7, unë do punoj tek Infektivi

23:06 / March 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Koraba Gjana, një infermier 27 –vjeçar, në një lidhje për emisionin “Opinion”, foli për vendimin e tij për të shkuar më grupin e punonjësve të shëndetësisë në Itali. Nga Brescia, ai tha se nesër në orën 07:00 të mëngjesit, ai do të niste punën në spital.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, lidhur me një lajm të publikuar nga “Corriere della sera”, se grupi shqiptar do t’I nënshtrohej një testimi më parë, Gjana u shpreh:

“Kemi shkuar dje dhe sot në spital, kemi komunikuar me stafin dhe që nesër fillojmë punë nga ora 07:00 deri në orën 15:00.”

Pjesë nga biseda:

Fevziu: “Corriere della sera” thoshte që të bëjnë një provim më parë?

Gjana: Ne nuk na kanë dhënë një informacion të tillë, kemi qenë në spital, kemi diskutuar me shefin e personelit dhe varësisht eksperiencave do të ndahemi në pavione.

Fevziu: Çfarë pavioni të ka rënë ty?

Gjana: Infektiv.

Fevziu: Do të punoni bashkë me mjekët italianë?

Gjana: Po, që nesër në orën 7 të mëngjesit do fillojmë punën.

Fevziu: Si është situata aty?

Gjana: Situata duket normale, një spital shumë i organizuar edhe pse shumë i madh, por pacientët marrin drejtimin dhe shërbimin  e duhur.

Fevziu: Sa vjeç je?

Gjana: Jam 27 vjeç, kam mbaruar infermieri në Tiranë dhe master shkencor.

Fevziu: Përse vendose të shkosh në Itali? Vendose vetë apo të thanë të shkosh? Nuk kishte frikë?

Gjana: Normale, që kisha frikë. Edhe në Tiranë do kisha frikë, por vendimi ishte shumë personal dhe mendova që do të ishte një gjest shumë i mirë për popullin Italian.

Fevziu: Ju merrni edhe një lloj eksperience aty apo do të jetë edhe një lloj trajnimi?

Gjana: Patjetër, është ndihmë që japim, pavarësisht se edhe ne marrim eksperiencë.

fillojme infermieri neser 7 shqiptar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.