Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Big Brother fut sherrin në familje: Olta Gixhari nuk flet me të motrën

11:40 / January 14, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1673685944xmotrat 642
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Marrëdhënia mes dy konkurrenteve Olta Gixhari dhe Zhaklina Gjolla ishte kryefjala e ditëve të para në “Big Brother VIP Albania”.

Sherri mes dy vajzave u mbyll me daljen nga shtëpia të Zhaklinës, e cila më jashtë zbuloi detaje nga ajo çfarë kishte ndodhur me aktoren brenda lojës.

Dhe duket se “molla e sherrit” ka qenë pikërisht marrëdhënia e Oltës dhe motrës së saj, Gertës, njëkohësisht mikeshë e Zhaklinës.

Ka qenë gazetari Andi Vrapi, i cili ka qenë i ftuar në “Fan Club” këtë të diel, dhe ka deklaruar se motrat prej pak kohësh nuk ndiqen në rrjetet sociale dhe nuk kanë marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.

“Edhe sot nëse futesh në ‘Instagram’-in e dy motrave do e shohësh që nuk janë ‘follow’ me njëra-tjetrën. Lart e poshtë në Tiranë qarkullon si lajm i pakonfirmuar, se konfirmimi duhet të vijë nga të dyja palët, që nuk kanë komunikim të vazhdueshëm me njëra-tjetrën. Arsyet nuk dihen. Madje, së fundmi janë parë të dyja Zhaklina me Gertën”, tha gazetari Andi Vrapi.

Dhe në fakt dy motrat nuk flasin prej disa kohësh. Shkak për këtë sherr nuk ka qenë pjesëmarrja e Oltës në “Big Brother”, por probleme të mëparshme që kanë pasur me njëra-tjetrën çfarë ka sjellë edhe krisjen e marrëdhënies mes motrave.

Por, duket se fakti që Zhaklina ia ka përmendur të motrën në shtëpi, aktorja e ka marrë si sinjal që e di për sherrin e tyre, duke hapur kështu edhe një luftë mes tyre. Në një prej spektakleve “live” Olta u shpreh se Zhaklina e sulmoi dy herë natën e parë, por refuzoi të jepte një përgjigje se çfarë ia kishte shkaktuar hatërmbetjen ndaj saj.

Në një tjetër puntatë aktorja tregoi se shkak ishte bërë zhurma e krijuar në shtëpi tek Arbana po fliste dhe ironizimi i Zhaklinës kur Olta kërkoi qetësi nga banorët. Ndërsa, kur iu kërkua të tregonte sulmin e dytë të Zhaklinës, Olta u shpreh se nuk e mbante mend.

Mirëpo, tashmë duket se arsyeja e vërtetë nuk ka qenë as zhurma apo diçka tjetër, por fjalët që Zhaklina i ka thënë Oltës për të motrën sapo hyri në shtëpi. Teksa e ka takuar, Zhakina i ka treguar Oltës se është mikeshë shumë e mirë me motrën e saj, Gertën, ndërsa me pas i është drejtuar “aq sa ngjani, aq edhe nuk ngjani”.

Dihet se dy motrat kanë një ngjashmëri të madhe në pamje, por ashtu si e ka nënkuptuar edhe Zhaklina, duket se nuk ngjajnë aspak në karakter. Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Zhaklina ka folur për takimin me motrën e Oltës, por pa ndarë detaje.

“Edhe në ‘Big Brother’ e kam thënë se kam punuar në të njëjtin ambient me Gertën dhe jemi mikesha. Këtë ia kam thënë edhe Oltës. Unë nuk e di fare si është marrëdhënia mes të dyjave. Gerta më ka kontaktuar pasi dola dhe më tha se po më telefononte si mikeshë dhe se nuk kishte rëndësi se çfarë ka ndodhur mes meje dhe Oltës. Edhe jemi takuar”, tha Zhaklina.

Duke mos dashur të zbulojë detaje të tjera, Zhaklina konfirmoi edhe njëherë miqësinë që ka me kolegen e saj, njëherazi edhe motrën e Oltës.

big brother olta gixhari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.