Në të gjithë botën numri i përgjithshëm vdekjeve nga Covid-19 është mbi 660 mijë kurse të prekurit janë në pragun e 17 milionë rasteve.
Sipas të dhënave të përditësuara saktësisht janë 16 milionë e 380 mijë.
Shifrat e pacientëve të koronavirusit janë rritur në pikat më të nxehta të globit në Azi, Europë dhe Amerikë, duke shkaktuar rivendosje të kufizimeve, bllokimeve dhe detyrimin për mbajtjen e maskave.
Në grafikun e pandemisë kryeson renditjen SHBA-ja e shoqëruar nga Brazili, India dhe Rusia.
