Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Bilanc tragjik nga tërmeti në Japoni! Shkon në 126 numri i të vdekurve, 210 persona të zhdukur

18:29 / January 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
japoni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkon në 126 numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.5 ballë i shkallës Rihter që goditi rajonin Ishikawa, në perëndim të ishullit qendror të Honshu, natën e Vitit të Ri në Japoni.

Në bilancin e orëve të fundit autoritetet lokale bëjnë me dije se 210 persona vijojnë të jenë ende të zhdukur.

Mijëra shpëtimtarë vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit nën rrënoja pavarësisht kushteve të pafavorshme të motit, parashikimeve për reshje të afërta bore dhe përballjen me rrëshqitje të herëpashershme dheu.

Rrugët u copëtuan dhe bllokuan nga çarjet për shkak të rrëshqitjes së dheut. Sipas medieve të huaja ka pasur rreth 1,000 rrëshqitje dheu në orët që do të pasonin tërmetin tragjik të ndërrimit të viteve.

“Trajnimi për qentë e shpëtimit nga fatkeqësitë fillon me diçka të ngjashme me një lojë fshehjeje. Më në fund ata janë trajnuar të lehin kur shohin një person nën rrënoja”- tha për AFP traineri i qenve Masayo Kikuchi.

Shtëpitë që përmbajnë trupa të vdekur po shënohen dhe po lihen vetëm derisa një mjek ligjor të vijë me të afërmit për të identifikuar trupin. Ndërkohë ekipet e kërkim-shpëtimit po përqëndrohen për të nxjerrë nga rrënojat të mbijetuarit.

Në qytetin port, varkat e peshkimit u fundosën dhe ngritën si lodra në breg nga valët e cunamit që raportohet se rrëmbeu një person. Komuniteti bregdetar i Shiromaru, i cili u godit nga një cunami disa metra i lartë më 1 janar, u kthye në një rrëmujë të ngatërruar me mbeturina druri, metali dhe plastike.

“Cunami erdhi nga gjiri i Shiromaru përmes lumit, dhe më pas vërshoi nëpër rrugë“- tha 69-vjeçari Toshio Sakashita, një nga banorët e ishullit duke shtuar se: “Ne nuk kemi marrë asnjë mbështetje publike këtu. Shikoni, rruga kryesore është ende e bllokuar për shkak të rrënojave, të cilat kanë mbetur të paprekura.”

“Ne nuk mund të jetojmë më në shtëpinë tonë,” i tha AFP-së Yukio Teraoka, 82 vjeç, ndërsa ai dhe gruaja e tij hoqën me lopatë rërën e rëndë dhe të lagur që sollën dallgët nga shtëpia e tyre e shkatërruar. Një bilanc i mëparshëm i autoriteteve raportonte për 110 të vdekur.

bilanc japoni te vdekur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.