Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Bilancet e kompanive, të shtunën afati i fundit – QKB paralajmëron bizneset: Penalitetet 15 mijë lekë

18:18 / July 30, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qkb 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përmes një njoftimi në faqen e vet zyrtare, Qendra Kombëtare e Biznesit u kujton të gjitha kompanive të depozitojnë brenda 31 korrikut bilancet vjetore, raportet e aktivitetit si dhe auditimet për të shmangur penalitetet. Qendra paralajmëron se, bazuar në nenin 43, të Ligjit nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, subjektet duhet të regjistrojnë dhe depozitojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit, të mbajtur sipas kërkesave ligjore, në rastet kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme, jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes së çdo viti financiar, në të kundërt aplikohet sanksion administrativ gjobë, prej 15000 lekë.

Afati përfundimtar, për dorëzimin e këtyre dokumentave është data 31 korrik 2021. Më tej QKB shpjegon se dorëzimi i pasqyrave financiare do të kryhet në formatin Excel, nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania. Ndërkaq, për informacione të mëtejshme lidhur me mënyrën e dorëzimit dhe përdorimit të formatit të ri, Qendra Kombëtare e Biznesit këshillon konsultimin me Manualin e Përdorimit për aplikimin për depozitimin e pasqyrave financiare dhe raporteve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të ardhura nga turizmi/ BSH: Në janar-qershor turistët shpenzuan në Shqipëri 2.38 mld euro

13:56 / September 11, 2026

1.5 trilionë lekë kursime në banka, preferohen depozitat mbi 2 vite

18:41 / September 7, 2026

Rregulla të reja për tarifat e këmbimit valutor, BSH rrit transparencën edhe për transfertat online

18:42 / September 5, 2026

Shqipëria pezullon importin e mishit nga Brazili, masa hyn në fuqi më 3 shtator

13:06 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.