Pas përmirësimit të situatës në qarkun e Lezhës, dhe në qarkun e Shkodrës situata me përmbytjet është e njëjtë, pasi nuk ka patur prezencë të reshjeve të shiut gjatë mëngjesit të sotëm. Bashkia e Shkodrës, në bilancin e kësaj të premteje, thotë se aktualisht sipërfaqja e përmbytur është 570 hektarë nga 1070 që ishte një ditë më parë. Në fshatrat Obot, Muriqan dhe Oblikë sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 450 hektarë, nga 700 që ishte ditën e djeshme. Po ashtu thuhet edhe se janë evakuuar dhe po marrin trajtim në konvikte, 5 familje me 20 persona.
Njoftimi i plotë
Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 25.11.2022,ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë: Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 8.05 m, (nga 8.09 qe ishte me 24.11.2022 ora 10.00) (Kuota max 8.70 m). Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 5.65 m, (nga 6.05 qe ishte me 24.11.2022 ora 10.00) (Kuota max 7.50 m).
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 570 Ha (nga 1070 Ha qe ishte me 24.11.2022 ne oren 10.00).
Nj.A. Ana e Malit
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 450 Ha (nga 700 Ha qe ishte me 24.11.2022 ora 10.00), kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë. Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2, si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.
Nj.A Dajç
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 20 Ha (nga 100 Ha qe ishte me 24.11.2022 ora 10.00), kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar. Tendence e nivelit te ujit eshte ne ulje.
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha (nga 100 Ha qe ishte me 24.11.2022 ora 10.00), kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha (nga 140 Ha qe ishte me 24.11.2022 ne oren 10.00), konkretisht në fshtrat Trush.
Familje të evakuara aktualisht dhe marrin shërbim në konvikte: Janë 5 familje, gjithsej 20 persona. Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.