Atletik Bilbao ka bërë një surprizë të vërtetë në Superkupën e Spanjës. Pasi mundi Realin në gjysmëfinale, ka mundur 3-2 Barcelonën me përmbysje duke bërë të tijin trofeun. Në një ndeshje ku u deshën shtesat për të përcaktuar fituesin, Lionel Mesi e mbylli para kohe, pasi goditi me bërryl një kundërshtar dhe u ndëshkua me karton të kuq.
Barcelona e filloi mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh me Grizman, i cili pak nga pak po fillon të gjejë përsëri me rregullsi rrugën e rrjetës. Por De Markos vendosi barazpeshën para fundit të pjesës së parë duke detyruar katalanasit të nisnin me vrull pjesën e dytë, Një tjetër gol i Grizman i kaloi në avantazh në minutën e 77 dhe mendohej se Barça sapo kishte bërë të vetin trofeun e parë të sezonit. Por Atletik Bilbao nuk u dorëzua dhe kërkoi me ngulm barazimin të cilin e arriti në minute e fundit, kur Vijalibre dërgoi topin në rrjetë.
Kështu, ekipet iu drejtuan shtesave për të përcaktuar fituesin dhe aty Inaki Uilliams shënoi një gol mjaft të bukur duke i dhënë një avantazh të rëndësishëm ekipit të tij pak minuta pas rifillimit. Atletiko u kthye në mbrojtje dhe bëri gjithçka mirë, duke mbajtur Barçën larg portës, me katalanasit që ishin shumë nevozë pasi u kishte ikur nga duart ndeshja që po kontrollonin. Kjo u pa qartë në minutën e fundit të shtesës kur Mesi goditi me bërryl një kundërshtar dhe me të drejtë u ndëshkua me të kuq. Por asgjë nuk ndryshoi dhe në vërshëllimën përufndimtare, me rezultatin 3-2, Atletik Bilbao u bë fituesi i Superkupës së Spanjës.
