Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Bild” jehonë fjalimit të Ramës: I vuri frenat ankesave të Rusisë para gjithë botës

23:23 / September 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ramaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përballja e kryeministrit Rama në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në New York me ambasadorin rus ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.

E përditshmja gjermane “Bild” në një artikull të sajin shkruan se drejtuesi i mbledhjes për Ukrainën në Këshillin e Sigurimit, Edi Rama i vuri frenat me një fjali ankesës së ambasadorit rus.

Në shkrim theksohet se ambasadorit rus nuk i pëlqeu fakti që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ishte i pari që foli pas sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, njësoj si vitin e kaluar.

“Kjo, sipas mendimit të tij, do ta kthente seancën në një “stand-up show”, një ironi, për karrierën e mëparshme të Zelensky si komedian. Dhe gjithashtu, kjo do të dëmtonte imazhin e kreut aktual të OKB-së…

Por, Edi Rama, si kryeministër i Shqipërisë dhe aktualisht kryetar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk u acarua nga kjo.

Ai i bëri një goditje tjetër Rusisë me qetësi dhe vendosmëri: “Dëshiroj të siguroj kolegët rusë këtu dhe të gjithë të tjerët, se ky nuk është një operacion special i presidencës shqiptare, por një vazhdimësi e një praktike të gjatë dhe të vendosur që përputhet plotësisht me rregulloret e OKB-së”, thuhet në shkrim.

“Ju jepini fund luftës dhe presidenti Zelensky nuk do të flasë. Kaq e thjeshtë është…”.

Gjermania “Bild” shkruan ndër të tjera se Edi Rama njihet si mendjemprehtë dhe me humor, ndërsa replika e tij me ambasadorin rus shkaktoi të qeshura e nënqeshura në sallën e OKB-së.

Bild Edi Rama fjalimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.