Themeluesi i Microsoft Bill Gates ka treguar se cilat janë dy kërcënimet kryesore për njerëzimin në të ardhmen, përveç pandemive.
Sipas mediave të huaja, në një intervistë me kanalin e Derek Muller në YouTube, Gates thekson se, ndryshimi i klimës dhe bioterrorizmi janë probleme serioze që na presin në të ardhmen.
Lidhur me ndryshimin e klimës, Bill Gates ka thënë se numri i viktimave në një vit do të jetë shumë më i madh sesa ai që shkakton pandeminë Covid-19.
‘Për t’ju treguar pasojat e ndryshimit të klimës, mjafton të imagjinohet dëmi i shkaktuar nga pandemia e zgjatur me kalimin e kohës. Në vitin 2060, ndryshimi i klimës mund të jetë po aq vdekjeprurës sa pandemia, ndërsa në 2100 mund të jetë 5 herë më vdekjeprurës sesa koronavirusi,”-ka thënë Gates. Ndërsa, në lidhje me bioterrorizmit, Gates ka thënë se shumë njerëz nuk duan të flasin për këtë, por ekziston një mundësi që dikush që dëshiron të bëjë shumë dëm mund të krijojë një virus që është shumë më vdekjeprurës se Covid-19.