Një litër birrë dhe një paketim me kikirikë janë ilaçi më i mirë për lodhje pas një maratone, thonë shkencëtarët.
Ekspertët thonë se ky kombinim klasik që është ofruar në shumicën e pijetoreve të botës, rehidron më mirë se pijet sportive.
Gjatë vrapimit të gjatë, ku përfshihet maratona, trupi i njeriut mund të humbë deri në tre litra të lëngeve për çdo orë.
Gjatë garës humb edhe kalium dhe natriumi, por e gjithë kjo mund të kompensohet me ndonjët grusht me kikiriki dhe dy kanaqe me birrë.
Profesor Ronald Mugan, specialist në mjekësinë sportive në Universitetin e St. Andrews, tha se marrja e ujit nuk mund të kompensojë humbjen e mineraleve.
“Birra është më e dobishme në këtë pikë”, thotë ai. /TiranaNews/