Bisedat mes Denilson Çervanakut dhe të fejuarës së tij, Enxhi Ferhati nxorën zbuluar trafikantët e lidhur me laboratorin e drogës në Fier. Burime pranë grupit hetimor i thanë Tv Klan, se nga përgjimet e kryera, telefonike dhe ambientale, rezulton se 25-vjeçari Çervanaku informonte të fejuarën e tij për çdo lëvizje të grupit.
Këto biseda të kryera prej dy të rinjve, tashmë të arrestuar, çuan SPAK dhe Policinë në thellimin e hetimeve. Edhe pse në shumë raste bisedat mes tyre ishin të koduara, prokuroria arriti të kuptojë se ata flisnin për një laborator të ngritur nga Frakull.
Pikërisht aty u gjetën dhe sekuestruan 430 kg kokainë. Operacioni i SPAK çoi në pranga 10 persona.
