Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Foto Dite

“Bishat” shqiptare MIG 21 ende mes maleve, në pritje të shitjes për skrap

19:20 / December 18, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
avion mig
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak shqiptarë e dinë se në Rinas, jo më larg se 500 metra nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, një aerodrom i harruar ushtarak strehon një flotë prej 11 avionësh Mig. Shumë të tjerë të këtij lloji ndodhen në Kuçovë dhe aeroportin e Gjadrit në Lezhë.

Fluturimet e këtyre avionëve u mbyllën në vitin 2004. I fundit fluturim ka qenë tragjik. Në 16 shtatorin e vitit 2004, teksa fluturonte me një mig 19 të mbushur me 41 predha humbi jetën piloti Jani Tarifa.

Ndaj ky incident shërbeu për rënien e kambanës së alarmit për autoritetet shqiptare dhe shpejt pasoi me një vendim të prerë: ndalimin e fluturimeve të të gjithë avionëve ushtarakë të vjetër rusë dhe kinezë të tipit Mig.

Sot, asnjë nga avionët e tipit MIG që i përkisnin flotës ajrore luftarake të Shqipërisë nuk fluturon më. Një gjë e tillë përbënte çudi në 1 janarin e vitit 2005, kur me urdhër të ministrit të mbrojtjes së asaj kohe Pandeli Majko u ndalua përfundimisht fluturimi i të gjithë avionëve MIG, të njohur ndryshe edhe si “bishat” e Aviacionit Shqiptar.

E megjithë nostalgjinë e mundshme, se me një përbindësh të tillë ajri siç ishte Mig-21, fluturohej me shpejtësinë marramendëse që kapte 1700 kilometrat në orë, apo që ngrihej prej tokës deri në 20 mijë metra lartësi, padyshim koha e tyre tashmë është e largët.

Teknologjia ecën me ritme më të shpejta nga sa mendohej, ndërsa tashmë MIG-39 rus, ka parametra që bën çudira e që ka future botën në konflikt të hapur. Avioni i tipit F-16 amerikan gjithashtu. E megjithatë, po jetojmë kohën kur pistat e Gjadrit e të Kuçovës përgatiten për armatim të ri.

Sidomos me Kuçovën, ku vetë Nato do të ngrejë një bazë ajrore, dhe që për Shqipërinë do të shënojë një kthesë në ekonominë lokale të paktën kështu thonë ekspertë të ekonomisë.

Por për të hequr përgjithmonë nga qarkullimi fluturimin e avionëve, Ministria e Mbrojtjes nxori në shitje avionët dhe helikopterët e forcave ajrore të bazave të Kuçovës, Gjadrit, Rinasit dhe Farkës. Çdo person apo kompani që pati interes të blejë një aeroplan ushtarak rus apo një helikopter transporti mund të regjistrohej në ankand.

Madje, në atë kohë mjaftonte të ofroje të paktën 1.1 milionë lekë (afro 8 mijë euro) dhe të bëje një deklaratë që nuk do ta përdorje mjetin për qëllime ushtarake dhe vetëm kaq. Emërtimi i ankandit të rrallë ishte “Shitje avionësh dhe helikopterësh për përdorim joushtarak”, një praktikë që bota e kishte bërë shumë më parë.

U tentua që nëpërmjet ankandit Ministria e Mbrojtjes të shiste disa tipa avionësh konkretisht: Jak-18 (6 copë), Mig-15 (3 copë), Uti-Mig (3 copë), Mig 17 (4 copë), Uti-Mig 17 (4 copë), Mig 19 (10 copë), Mig-21 (6 copë) dhe helikopterë Mi-4 (4 copë).

Vlera fillestare totale ka qenë 61 400 000 lekë pa TVSH. Avioni luftarak më i lirë ishte mjeti i vjetër fluturues që përdorej në stërvitjen e pilotëve i tipit “Jak”. Ky avion jepej për 1.100.000 lekë. Ndërsa avionët Mig 19 dhe Mig 21, që gjendeshin dhe vijojnë të gjendjen në bazën e Gjadrit ofroheshin atëherë, por edhe tani për 1.900.000 lekë që është çmimi më i lartë.

Me këtë mënyrë, Ministria e Mbrojtjes mund të tërhiqte blerës nga e gjithë bota që do ta blinin një Mig të epokës sovjetike si një relike me shumë vlerë për koleksionistët e armëve dhe mjeteve ushtarake.

Megjithatë, shitja e këtyre relikeve të Luftës së Ftohtë ishte e ndërlikuar. Në vitin 2012 dhe 2013, Ministria e Mbrojtjes dështoi gjashtë herë radhazi të shesë avionët e vjetëruar në ankand. Edhe sot e kësaj dite avionët mig janë në tunelet e Gjadrit, të futur mes maleve. Askush nuk ka shfaqur interes. Dhe zgjidhja mendohet shitja e tyre për skrap, ashtu sikurse është vepruar me anijet, apo mjetet e tjera të hekurta të Ushtrisë.

  • 15085488 10211291118536068 4792419086716059526 n 1479713502 9899488
  • 15095125 10211291116696022 2437587119171156725 n 1479713501 9296360
  • 33324063416 7d892981f7 b
  • a3c31ec41e0bed68440875d00c12e8e8db86966c
  • AFP TV 20190401 ACE ALB AviationCommunism VID1324578 EN en
  • avion 1 1
  • cc5a28528f2d61742be31d90102defd9
  • dsc 5361 web 01 1479713639 6577746
  • FAAS ChengduF 7A std 0207
  • FT5 at Tirana Airport. The twinseat version of the F5 MiG 17. 11278509986
  • gjader
  • gjader
  • gjader5
  • gjader air base abandoned albania stored aircraft 3
  • gjader air base abandoned albania stored aircraft
  • gjaderr
  • Gjadri Mig 21
  • hqdefault 6
  • IMG 1450 1200x630
  • kryesore
  • main entrance
  • Mig 15 2
  • Mig 19
  • Mig 21
  • One of only twelve F7s that served the Albanian Airforce. Two are at Tirana Airport the others at Gjader. 11278589803

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës MIG 21
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.