Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bizneset, 1 muaj afat për deklarimin e të dhënave – Nga vendndodhja, tek kontratat e ujit dhe dritave, ndryshe gjobiten

18:38 / September 30, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tatime
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të gjitha bizneset që operojnë në vend kanë afat 1 muaj për të përditësuar të dhënat e tyre, në të kundërt do të gjobiten. Administrata tatimore u bën apel tatimpaguesve  që të përditësojnë, në sistemin e-filing, të dhënat e tyre, në lidhje me çdo adresë apo vend të ushtrimit të aktivitetit, të regjistruar më parë sipas legjislacionit tatimor në fuqi.

Sipas njoftimit të tatimeve, në llogarinë e deklarimit elektronik, e-filing në prej datës 1 Tetor 2020, subjektet do të kenë mundësinë që, me disa hapa të thjeshtë, të plotësojnë informacionin e kërkuar në lidhje me pronësinë e mjedisit ku ushtrojnë aktivitet, dokumentin përkatës, sipërfaqen, natyrën e aktivitetit si dhe të japin të dhëna mbi kontratat e lidhura për furnizimin me ujë dhe energji elektrike.

Këto të dhëna kërkohen në kuadër të projektit të ri të fiskalizimit, i cili ka në thelb edhe reduktimin e informalitetit. Administrata Tatimore i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve, të përditësojnë menjëherë, në mënyrë vullnetare, informacionin e kërkuar, brenda datës 1 nëntor 2020. Mosdhënia e këtij informacioni konsiderohet kundërvajtje administrative, dhe për secilin rast do të aplikohet gjoba sipas legjislacionit në fuqi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.