Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Bizneset ulin pritshmëritë për rritjen e çmimeve në të ardhmen

00:00 / December 9, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
biznes
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pritjet e bizneseve për rritjen e çmimeve shënuan një tendencë rënëse gjatë muajit nëntor, duke dhënë sinjale se vala e fortë inflacioniste mund të qetësohet gjatë muajve në vazhdim.

Vrojtimi i besimit të bizneseve dhe konsumatorëve për muajin nëntor tregoi se bizneset në sektorin e industrisë, tregtisë dhe shërbimeve kanë të gjitha pritje në ulje lidhur me çmimet që do të vendosin në të ardhmen.

I vetmi sektor ku bizneset raportuan pritje në rritje për çmimet ishte ai i ndërtimit, por ky sektor që nuk përfshihet në mënyrë të drejtpërdrejtë në formimin e çmimeve të konsumit.

Pritjet inflacioniste janë një aspekt i rëndësishëm në formimin e çmimeve. Kur mes bizneseve dhe konsumatorëve ekzistojnë pritshmëri inflacioniste të larta, gjasat janë që bizneset t’i materializojnë këto pritje në një rritje të mëtejshme të çmimeve, me qëllim për të ruajtur marzhet e tyre.

Deri në fund të tremujorit të tretë, pritjet për inflacionin të bizneseve dhe të agjentëve financiarë kanë vijuar prirjen rritëse. Sipas informacionit në Raportin e fundit të Politikës Monetare, pritjet e bizneseve madje qëndronin në nivele më të larta krahasuar me agjentët e tjerë të ekonomisë. Bizneset prisnin që inflacioni pas një viti të ishte 12.7%.

Të dhënat e muajit nëntor mund të interepretohen si një sinjal pozitiv, që tregon se edhe mes bizneseve po krijohen pritshmëri se vala inflacioniste mund të jetë afër pikut të saj. Një parashikim të tillë kanë artikuluar në analizat e fundit institucionet e specializuara dhe analistët.

Pas mbledhjes së fundit, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vlerësonte se presionet inflacioniste do të vijnë në reduktim gjatë vitit 2023, ndërsa inflacioni pritet të kthehet në objektiv në tremujorin e dytë të vitit 2024.

Megjithatë, deklarata thekson se ky parashikim mbështetet në pritjet për stabilizimin e çmimeve në tregjet e huaja dhe për zgjerimin e mëtejshëm të aktivitetit ekonomik në vend.

Ndërkohë, edhe analiza më e fundit e Raiffeisen Research për ekonominë shqiptare vlerëson se inflacioni i lartë mund të jetë pranë pikut dhe vitin e ardhshëm pritet të një ulje graduale e tij Raiffeisen Research parashikon për vitin 2023 një inflacion mesatar prej 4.8%, kundrejt një norme të pritshme prej 6.6% në vitin 2022.

Të dhënat e INSTAT treguan se inflacioni në muajin tetor arriti në 8.3%, niveli më i lartë në 24 vitet e fundit. Megjithatë, në dy muajt e fundit shkalla e rritjes është më e vogël dhe kjo ka shtuar shpresën se ndoshta ky cikël i rritjes së çmimeve mund të jetë pranë pikut.

Bankat e Shqipërisë dhe bankat e tjera qendrore këtë vit kanë ndërmarrë një rritje të shpejtë të normave të interesit, që pritet të frenojë kërkesën, duke ngadalësuar rritjen ekonomike, por edhe inflacionit, gjatë vitit të ardhshëm.

bizneset cmimet pritshmeri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Abuzimet me çmimet, zbarkon Task Forca/ Lezhë, kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

14:32 / July 15, 2026

Përdhunuesit publikë të biznesit dhe OJF-të e shtypit që duan t’u ruajnë “nderin”

20:19 / July 13, 2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.