Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Biznesmeni në Berat dhunon inspektorët e AKU, i vendosën gjoba për tre shkelje

20:33 / March 23, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia e Beratit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Binzesmeni i një kompanie në Berat është kallëzuar në polici pasi ka dhunuar inspektorët e AKU-së gjatë inspektimit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka rinisur intensivisht kontrollet në vend për të kontrolluar bizneset për shkelje gjatë situatës nga pandemia e koronavirusit.

Biznesi në fjalë është ndëshkuar me tre gjoba për etiketim të produktit në kundërshtim me ligjin, mungesë të gjurmueshmërisë dhe pengim të procesit të inspektimit.

Njoftimi i AKU:

Administratori i një subjekti ushqimor në Berat është denoncuar në polici për ushtrim dhune ndaj trupës inspektuese të AKU-së gjatë ushtrimit të detyrës së saj në këtë subjekt.

Mbrojtja e shëndetit dhe jetës së konsumatorëve edhe në këtë situatë të vështirë që vendi po kalon është fokusi dhe qëllimi i veprimtarisë së pandalur të AKU-së dhe këtë e dëshmon edhe bashkëpunimi me qytetarët dhe ndërgjegjësimi i tyre për të denoncuar çdo shkelje të sigurisë ushqimore.

Kështu në sajë të indicios së ardhur nga konsumatorët për tregtimin e produkteve të paetiketuara në gjuhën shqipe, trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale të AKU Berat në zbatim të ligjit dhe në funksion të detyrës së saj,  kreu inspektimin në subjektin “S. S” ku u konstatuan tregtimi i produkteve të pasigurta pasi subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë si dhe u evidentuan  2184 shishe x 125 ml suko pjeshke dhe  2112 shishe x 200ml suko pjeshke  në ambalazh  TETRAPAC, të papajisura me etiketim në gjuhën shqipe.

Përballur  në këto kushte përfaqësuesi i subjektit ka përkeqësuar situatën duke ushtruar dhunë ndaj inspektorëve ( pamje të regjistruara dhe nga kamerat e subjektit).

Trupa inspektuese kërkoi mbështetjen e forcave të Policisë së Shtetit, e cila shoqëroi në polici përfaqësuesin e subjektit duke mundësuar kryerjen e inspektimit normal nga inspektorët.

Për shkeljet e konstatuara në subjekt trupa inspektuese mori masat administrative përkatësisht:

1) Masë administrative “gjobë” me vlerë 100,000 lekë për etiketim në kundershtim me ligjin,

2)Masë administrative “gjobë” me vlerë 100 000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

3) Masë administrative “gjobë” me vlerë 100.000 mijë lekë për pengimin e procesit të inspektimit.

Gjithashtu nga ana e trupës inspektuese është bërë dhe kallëzimi pranë instancave përkatëse për dhunën e ushtruar ndaj tyre nga ana e subjektit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në përputhje të detyrës së tij ligjore dhe në kuadër të luftës si pjesë e taksë Forcës për parandalimin e përhapjes së Covid-19 nuk do të lejojë asnjë rast abuzimi me çmimet dhe sigurinë ushqimore në vend.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turizmi në Shqipëri vijon rritjen/ INSTAT: 20.6% më shumë vizitorë të huaj në qershor

13:44 / August 17, 2026

Rimbursimi i DIVA-s, përfitojnë mbi 39 mijë qytetarë

13:49 / August 15, 2026

Kompensimi për transportin/ Tatimet: 95 subjekte përfitojnë 110.7 milionë lekë, Tiranën e ka Bashkia

11:04 / August 14, 2026

Prestigjiozet evropiane flasin për këtë bankë shqiptare. Ja emri

15:59 / August 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.