Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Biznesmeni Rezart Taçi shpëton nga akuzat, nuk vërtetohet bashkëpunimi me mafien

09:42 / December 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taci 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazeta italiane “La Repubblica” raporton se Prokuroria italiane ka rrëzuar akuzat e ngritura ndaj ekonomistit Fabio Petruzzela për bashkëpunim me mafien. Në artikull thuhet se gjykatësi italian, Alfredo Montaldo, i ngarkuar me hetimin e çështjes, është shprehur se ekonomisti Petruzzella do të hetohet vetëm për akuzën e pastrimit të parave, pasi ka qenë pikërisht ai që ka kërkuar dhe kryer transferimin e rreth 18 milionë eurove.

Por, edhe kjo akuzë është kundërshtuar nga ekonomisti, i cili ka deklaruar se paratë kanë qenë të lira në Zvicër para dhe pas transfertës, dhe për këtë sipas tij, i lindte e drejta të vepronte në çdo formë dhe në çdo kohë me ato para. Media italiane raporton se me rënien e akuzës kryesore për Petruzzellën, bie automatikisht edhe akuza e vetme që rëndonte mbi shqiptarin Rezart Taçi, pra ajo e bashkëpunimit me mafien.

Për këtë të fundit, prokurori Montaldo është shprehur se nuk ka prova që vërtetojnë korruptimin e ndonjë funksionari. Me këtë kthesë të Prokurorisë italiane duket se mbi biznesmenin shqiptar nuk rëndon ndonjë akuzë specifike. Emri i Rezart Taçit u lakua gjatë hetimeve të Prokurorisë italiane për ekonomistin Fabio Petruzzella, i cili po qëndron akoma në arrest bashkë me sipërmarrësin 90-vjeçar Francesco Zummo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga Akademia e Arteve në Tiranë te biznesi në Itali, kush ishte Bashkim Rushani që vdiq në aksidentin tragjik në Leçe

21:18 / November 6, 2026

“Serbia po fsheh krimet e luftës në Kosovë dhe Srebrenicë”, Natasha Kandiç: BE duhet të reagojë

20:58 / November 6, 2026

Xheneta Fetahu “shpërthen” ndaj Milaim Zekës: “Nuk kam pranuar të më shesësh te shokët e tu në Spanjë”

20:38 / November 6, 2026

Hiqet taksa e qarkullimit nga karburanti, a do të ulen çmimet? Ministrja zbulon si do të bëhet kontrolli i sektorit

20:00 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.