Mbështetja që Bjellorusia po i bën Rusisë për pushtimin e Ukrainës bëri që BE të marrë masa duke vendosur sanksione të reja kundër këtij vendi.
Sipas asaj që shkruan “The Guardian”, presidenca franceze e Bashkimit Europian bëri me dije se diplomatët e BE-së kanë miratuar sanksione të reja kundër bjellorusëve dhe goditja do të jetë në ekonomi. Sanksionet do të përfshijnë lëndën drusore, çelikun dhe kaliumin”, thuhet në deklaratë.
Me aq sa bën të ditur një zyrtar të BE-së, një nga objektivat e sanksioneve të reja që u ndërmorr kundër Minskut ishte ndalimi i eksporteve të mallrave nga Bjellorusia në BE.
