Byroja Kombëtare e Hetimit ka zbarkuar këtë herë në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Janë bllokuar telefonët e tre dekanëve dhe shefit të Financës.
Ndërkohë, Rektorit të UBT, Fatbardh Sallakut, ia kanë marrë telefonin duke u futur në aeroport.
Kujtojmë që dy ditë më parë BKH sekuestroi dy telefonë në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit.
