Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Zgjedhja e Editorit

Bledi Mane pyet Kryemadhin: Ku i gjen 150 mijë paund/vit për arsimimin e fëmijëve në Angli!?

19:13 / January 18, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
35686707 1657754417607837 326748196913020928 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari kontravers, Bledi Mane, i ka kushtuar një artikull në Facebook daljes së djeshme të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, në emisionin “Open” të Eni Vasilit. Me një gjuhë therëse dhe sarkazëm origjinale, Bledi Mane vë në lojë Kryemadhin dhe skenën kur ajo u përlot teksa rrëfente që fëmijët e saj i kishte dërguar të studionin jashtë Shqipërisë, në Kembrixh të Anglisë, sepse ndiheshin të kërcënuar (!?) në vendin e tyre. “Mbrëmë teksa Monika qante, unë ulërisja pse ata gazetarë nuk e pyesnin se ku i gjen 150 mijë paund anglezë familja Meta. 150 mijë paund që arsimohen çdo vit 3 fëmijët e tyre jashtë Shqipërisë”, pyet Mane.

Nga Bledi Mane

Nexhmije Hoxha është një e ve dibrane 98 vjeçe. Ish gruaja e diktatorit komunist pas përmbysjes paqësore të regjimit, jeton e vetme te Pularia e Laprakës. Mbi dhe nën lëkurën e saj, janë gdhendur mëkatet dhe krimet monstruoze që i shkaktuan Shqipërisë për 46 vite rresht. Vrasje, tortura, internime, linçime, pushkatime, poshtërime individuale dhe kolektive lënduan dhe desh çuan në tjetërsim një popull të tërë. Nexhmije Hoxha është ende e gjallë si kufomë e pakallur, por deri më tani, askush, asnjë individ shqiptar nuk u hakmorr kundër saj. Jo vetëm shoqja Nexhmije, por edhe tre fëmijët e saj, nipër e mbesa e të tjerë të afërt, jetojnë të qetë në paqe, jo me veten, por me njerëzit që i rrethojnë. Kurrkush dhe kurrkund nuk i kërcënoi e as nuk ua rrezikoi jetën pinjollëve të diktatorit gjakatar Enver Hoxha…

Mbrëmë direkt në televizionin Top Channel, një tjetër dibrane qante e ulëriste. Qurravitej se e kishin kërcënuar atë dhe vajzën e saj të vogel. Madje, për ta mbrojtur, vajzën e vogël e kishte larguar nga Republika e rrezikshme ku burri i saj është President dhe e kishte çuar të studionte në një kolegj privatnë Londër. Qante mbrëmë Monika dhe mes lotëve tregonte se edhe dy fëmijët e tjerë më të rritur, në Angli i kishte çuar për studime. Gazetarët e ftuar në studio u prekën. Lotonte Monika, pezmatohej Eni Vasili, hidhëroheshin edhe dy Mentorët: ai Nazarko, ai Kikia. Ndërsa Anila Basha gulçonte nga dëshpërimi se si zonja e parë e Shqipërisë po shfaqte hapur frikën e kërcënimeve.

Të kërcënosh Monikën e Ilir Metës është fyerje. Eshtë fyerje ndaj karakterit njerëzor shqiptar. Eshtë fyerje edhe për vetë shpagimin. Kushdo në këtë vend ka 25 vjet që ua njeh me dhëmbë e me dhëmballë mëkatet çiftit presidencial. Këta të dy nuk i ka kërcënuar e nuk do i kërcënojë askush me fjalë e me vepra edhe kur u vodh floriri në Krrabë, edhe kur u vranë 4 protestues në vitin 2011, edhe kur kanë burgosur kundërshtarët politike.

Unë personalisht i njoh të dy, edhe Monën edhe Liken. I njoh dhe ua njoh biznesmenët dhe kriminelët që mbajnë në presidencë dhe në parti. Çiftin Meta nuk e kërcënon askush jo sepse kanë frikë, por kërcënimi më i mirë i shqiptarëve është me votë. Votat tona i kanë nxjerrë në opozitë dhe votat tona do i nxjerrin në pension permanent ilirët, monikët, petritët, edët, berishët, bashët.

Mbrëmë teksa Monika qante, unë ulërisja pse ata gazetarë nuk e pyesnin se ku i gjen 150 mijë paund anglezë familja Meta. 150 mijë paund që arsimohen çdo vit 3 fëmijët e tyre jashtë Shqipërisë. Me paratë e krimit arsimohen fëmijët e në këtë mesele edhe dy fëmijët e tyre të rritur elaborojnë mëkatet. Ata dy fëmijë duhet të pyesin dy prindërit e tyre:

-Babi, mami ku i gjeni lekët për të na arsimuar ne?

Arsimimi ynë paska njolla krimi!…

Nexhmije Hoxha dhe burri i saj vranë dhe masakruan 24 mijë shqiptarë dhe askush nuk i kërcënoi.

Ilir Meta vetëm 4 ka vrarë deri tani.

Kush beson në kërcënimet ndaj Monës le të ngujohet te Fakulteti Juridik.

angli Bledi Mane Kryemadhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vr*u studenten 19-vjeçare? Njerku u filmua duke hyrë në apartament në orën 04:00, dyshimet për obsesion …

14:20 / October 10, 2026

Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

13:58 / September 27, 2026

Angli/ Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 9 shtëpi për të mbjelle kanabis

16:20 / September 13, 2026

Kush është grupi i ekstremit të djathtë “Patriot Platform” që fshihet pas protestave anti-emigrantë në Angli

16:19 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.