Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Blendi Fevziu irritohet keq me Policinë: Kam 24 orë që nuk marr përgjigje…

22:56 / October 16, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesi i emisionit “Opinion” në Tv Klan, tha mbrëmjen e së mërkurës se i ka adresuar një pyetje Policisë së Shtetit dhe asaj të Kavajës mbrëmjen e djeshme, dhe edhe pse kanë kaluar pothuajse 24 orë nuk ka marrë përgjigje.

“Ka dalë një informacion, i cili thoshte se personi që ka mbetur i vrarë, ka pasur një problematikë të vazhdueshme me policinë. Sipas të dhënave, ishte i kërkuar nga policia, të dhënat e publikuara sot tregojnë se jo vetëm ka qenë në kërkim policor, por edhe me vendim gjykate, me arrest. Jo vetëm kaq, por pak kohë më parë kishte qëlluar furgonin e policisë, ndërkohë që tentoi ta ndalonte dhe për këtë nuk ka ndërhyrë askush. Siç tha edhe gruaja, Marsida Qatja, ai shkonte edhe në zyrën e saj në qendër të Kavajës i armatosur me kallashnikov dhe lëvizte çdo ditë brenda Kavajës me kallashnikov. Në këtë moment që mori një kahe tjetër, dhe pas një fotoje të publikuar, sipas të cilës dy personat, Bledar Toçi dhe Dritan Haxholli ishin të dy të njohur më parë, kanë pozuar në këtë foto, njëri me pistoletë tjetri me kallashnikov. Një person me vendim gjykate i ndaluar dhe një funksionar i shtetit në cilësinë e drejtorit të sigurisë së Burgut të Durrësit. Në këtë moment kemi kërkuar një konfirmim live dje në emision dhe gjatë të gjithë ditës së sotme, për arsye konfidencialiteti, nuk po duam t’i nxjerrim në publik mesazhet, por i kemi kërkuar policisë, të sjellë një përfaqësues, i cili t’i përgjigjet, ose minimalisht të ketë një deklaratë, në të cilën t’i jepet përgjigje një pyetjeje, nëse ky person në Kavajë ka qenë kaq problematik dhe shëtiste lirshëm me kallashnikov në dorë, siç thonë dëshmitë e qytetarëve, apo dëshmitë nuk qëndrojnë? Deri më tani, në pothuajse 24 orë, 23 orë e pak, sepse në pjesën e dytë të emisionit doli dhe ne e vijuam emisionin ditën e sotme, ne nuk kemi asnjë përgjigje nga policia.”

Fevziu, po ashtu tha se edhe pse fillimisht kishin rënë dakord të sillte një përfaqësues në emisionin e sotëm, më pas zyrtarë të policisë kishin refuzuar të paraqiteshin, e madje edhe të dilnin me një deklaratë për pyetjen.

“Në fillim ka deklaruar se do e shihte mundësinë që të vinte, më pas ka deklaruar se nuk mund të vijë sepse çështja është në hetim. Në fakt, ne nuk kemi kërkuar asgjë për hetimin e çështjes, nuk kemi kërkuar asgjë për rrethanat e çështjes, kërkuam vetëm një shpjegim, që vazhdoj të insistoj, t’ia kërkoj policisë shqiptare: a është e vërtetë që një person që duhej të ishte nën arrest me vendim gjykate, që ishte i kërkuar nga policia, lëvizte lirshëm në prani të policëve në qytetin e Kavajës, që natyrisht nuk është as Nju Jorku dhe as Nju Delhi që njerëzit të mos njihen. Pra lëvizte lirshëm në qytet i armatosur me kallashnikov dhe armë të tjera. Pra është e vetmja pyetje që vazhdoj t’i drejtoj edhe sot Policisë së Shtetit: a është e vërtetë që ky person lëvizte lirshëm pa u shqetësuar nga policia? Madje sipas një dëshmie edhe me furgon të policisë, siç tha zonja Qatja ishte e pamundur që atë ta denoncoje tek policia sepse kishte mbrojtjen e policisë?”/tvklan

Blendi Fevziu Policisë së Shtetit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.