Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Blendi Fevziu: Rama po qeveris i pashqetësuar, Metën dhe Berishën i konsideron me probleme me perëndimin

21:35 / September 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
blendi fevziu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Blendi Fevziu thotë se Edi Rama po qeveris i pashqetësuar nga opozita, pasi dy rivalët e tij, Metën dhe Berishën, i konsideron si persona me probleme me perëndimi. I ftuar në një emision televiziv, Fevziu tha se qeveritë rrezikohen atëherë kur nuk e presin dhe se kriza ekonomike po rrezikon seriozisht shtresën e mesme.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Si ju duket deri tani qeverisja e Ramës në kohë krize? A shihni veprime për të menaxhuar një situatë të vështire, apo si gjithmonë jemi në mëshirë të fatit?

Blendi Fevziu: Unë do të isha shumë herë më i shqetësuar sesa shoh kryeministrin, në raport me ekonominë këtë dimër. Mund të çojë një pjesë të shoqërisë së mesme në kufijtë e varfërisë. Mendoj se qeveria duhet të ishte pak më e kujdesshme. Shpresoj të fokusohen tek pensionistët, sepse kanë thënë se do të ketë disa paketa. Nuk e di si mund të jetojnë pensionistët. Kam takuar një zonjë me 78 mijë lek të vjetra pension. Shumica shkojnë për ilaçe. Jetojmë në shoqëri ku përpiqen fëmijët ti ndihmojnë nga emigrimi.

Ylli Rakipi: Mendoni se qeveria është e rrezikuar? A do të ketë përpjekje për rrëzimin e qeverisë?

Blendi Fevziu: Rama ndihet komod me opozitën, sepse mendon se janë dy persona që kanë probleme me perëndimin. Por, qeveritë e pësojnë më keq, kur mendojnë se janë më të sigurta se kurrë. E di që nuk janë të njëjtat rrethana, por e mbani mend në vitin 1997 kur nisën protestat dhe opozita doli dy javë me vonesë. Dolën njerëzit në rrugë. Ishte publiku dhe protestat. Kjo që i ka ndodhur opozitës shqiptare në 2019, largimi nga parlamenti dhe mospjesëmarrja në zgjedhje do të ketë kosto mbi 20 vjeçare.

Opozita do të kishte minimalisht 25 kandidatë potencialë për fitues dhe do të bënte betejë për të paktën 15. Rama kërcënohet nga reagimi publik më shumë sesa nga opozita.

Blendi Fevziu Qeveria rrezim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.