Blendi Fevziu është një nga moderatorët më të njohur e më të vjetër në Shqipëri. Prej më shumë se 27 vitesh, ai drejton emisionin “Opinion” në Tv Klan, me tematika e të ftuar të ndryshëm.
I ftuar në Wake Up, Fevziu tregoi eksperiencat e tij të panumërta të udhëtimit dhe ka treguar se pleqërinë e tij e mendon në Jug të Shqipërisë.
“Do të pleqëroja në bregdetin e jugut të Shqipërisë, për këtë nuk kam dilemë”, shprehet Blendi Fevziu.