Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Blendi Gonxhe del me paralajmërimin e fortë për drejtuesit e mjeteve: Në këto rrugë do të ketë kamera inteligjente

23:11 / November 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Blendi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor të Shqipërisë, Blendi Gonxhe, ka deklaruar se në disa nga akset kryesore rrugore do të ketë kamera inteligjente. Këto kamera do të tregojnë shkeljet që bëhen në qarkullimin rrugorë.

Gjatë një interviste, Gonxhe tha se dy vitet e fundit policia ka bërë një punë shumë të mirë dhe se pajisjet teknologjike do të ulin numrin e policëve në rrugë. Akset rrugore ku janë vendosur kamerat janë përcaktuar në bashkëpunim me ARRSH.

“Programet e reja që duhet të jenë të monitorimit dhe të mbikëqyrjes së rrugëve në bashkëpunim me ARRSH-në, që do jenë me kamera që do bëjnë të ketë më pak policë prezentë janë përcaktuar  akset më  problematike rrugore që do të jenë më duket rreth 200 kilometra, të cilat do të jenë kryesisht në zonën qendrore dhe të lëvizjeve më të shumta, më të shpeshta dhe më të dendura të trafikut në rrugët tona. Ne u ulëm që të ndihmojmë policinë dhe të ndihmojmë dhe qytetarët që do e kenë gjobën në zarf, në shtëpi, në postë”, është shprehur Gonxhe.

Gonxhe theksoi se ka pasur ndryshime ligjore edhe për çështjen e mësimdhënies në mënyrë që të kemi shofer sa më të trajnuar.

“Ne kemi bërë sivjet ndërhyrje të guximshme të cilat do të rregullojnë ndjeshëm cilësinë e mësimdhënies, cilësinë e shkollimit si dhe standardet e marrjes së mësimit në ato autoshkolla, që ato të jenë të njëjta, të jenë të njësuara në të gjithë territorin e vendit, të jenë dinamike në rastet e trafikut. Do të ketë deri një ndërhyrje në nivele të teknologjisë didaktike më bashkëkohore”, tha Gonxhe.

Gjithashtu deklaroi se janë ulur numri i aksidenteve krahasuar me një vit më parë me 14%. Po ashtu numri i viktimave është ulur me 19%.

Blendi Gonxhe kamera rruge
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.