Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Blendi Gonxhe sqaron procedurat: Më 31 maj rihapet kolaudimi

14:35 / May 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
blendi gonxhja 770x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” ka sqaruar qytetarët në lidhje me kontrollin teknik të automjeteve.

Gonxhe theksoi se më datë 31 maj do të rihapet kolaudimi, kurse shtoi se çdo certifikatë e skaduar, favorizohet me plus dymbëdhjetë muaj.

“Ne po trajnohemi nga specialistët e pajisjeve. Ne punojmë me pajisje kompjuterike të reja. Ky është një shërbim që do të rregullohet aty ku duhet. Do bëjmë shtesë shërbimi në Durrës dhe në Tiranë. Kontrolli teknik i automjeteve do bëhet në fund të muajit. Më 31 maj do rihapet kolaudimi. Disa sektorë, që kanë lidhje edhe me transportin, përfshirë turizmin, janë në krizë, edhe për shkak të pandemisë. Ne kemi nisur punën, që në fund të verës të të ofrojmë shërbim optimal. Kolaudimi nis me automjetet e transportit të mallrave. Duhen paguar taksat në kohë. Keni udhëzime pranë uebit të DPSHTRR. Çdo certifikatë e skaduar, dhe kolaudimi ka qenë i mbyllur, presupozohet se nuk ka qenë faji i qytetarit dhe favorizohet me plus dymbëdhjetë muaj. Edhe nëse ka marrë vulë për 1 muaj, disa muaj, ai përfiton 12 muaj mbi datën e skadencës që ka në mjet”, tha Gonxhe.

Blendi Gonxhe nënvizoi se shumica e aksidenteve rrugore vijnë nga manovrat e gabuara në rrugë.

“Personi që ka blerë një automjet të ri do të njoftohet sipas udhëzimeve që do dalin. Ai do të rezervojë online. Deri në ditën që do ketë rezervimin, ai mund të lëvizë, e ne do jemi në kontakt me Policinë e Shtetit, për lëvizjet. Për automjetet, çdo gjë është e lidhur me shtetin tonë. Ne duam ta fillojmë nga vetë shteti, të licensuarit, nga të vetë policisë ta themi, të organeve publike, që kanë flota të mëdha, sepse problemet më të mëdha janë në këto kategori e ne duam të japim vetë të parët shembullin. Kontrollet do të jenë më të shumta.

Ne na rezulton se shumica e aksidenteve vjen nga manovrat, papërgjegjësitë deri diku të vullnetshme e kryesisht moshat e mëdha, në përgjithësi njerëz që kanë pakujdesi në rrugë. Ky është një moment tranzitor, që duhet të ketë të bëjë me kulturën tonë automobilistike. Ju bëj thirrje qytetarëve të denoncojnë, edhe naftën e keqe. Një disiplinë më e madhe shton të ardhurat tona”, përmbylli Gonxhe.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Deklarata e Vuçiç për lumin Ibër, reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

18:42 / August 11, 2026

Hyn në fuqi ligji i ri për Policinë e Shtetit, ndryshimet kryesore

17:31 / August 11, 2026

Debati për lumin Ibër, BE kritika Serbisë: Deklaratat të tilla për ndryshimin e rrjedhës duhet të shmangen

16:45 / August 11, 2026

Dibër/ Zjarr i fuqishëm përfshin pyjet e Lurës, ndërhyrje nga ajri dhe toka

16:22 / August 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.