Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja tregon suksesin e arritur nga institucioni që drejton në lidhje me menaxhimin e targave të makinave. Ai shprehet se në tetë muaj është bërë puna e 8 muajve.
Postimi i Gonxhes
Tjetër hall i zgjidhur! Nga viti 2014 deri në 2018 në DRSHTRR Durrës ishin grumbulluar 163 mijë targa të dëmtuara, për skrap! Të palistuara, të paverifikuara e të paprera, mal llamarine! Ankandet dështonin se asnjë subjekt nuk afrohej në atë gjendje! Brenda 8 muajve të vitit 2019 kryem kontroll/listim/peshim/prerje dhe ambalazhim, konform Kodit Rrugor, Neni 102, pika 1 dhe tërhoqëm nga gjendja rifuxho 163 mijë targat, tashmë 30 ton skrap! Për 8 muaj u bë puna e 5 viteve!
Jo vetëm kaq, kryem Ankandin ligjor dhe me sukses lidhëm kontratën e shitjes duke gjeneruar të ardhurat për DPSHTRR!




