Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Blendi Gonxhja/ Qëkur të jesh sllav është krim? Po 1 milion turistët sllavë përse po i mirëpresim?

14:08 / August 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
news 2014 Oktobar bregovic rama 989840826
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Blendi Gonxhja

Artisti i vërtetë është universal, eksplorator, tejkombëtar, unik, provokues. Çdo individ në këtë planet mund ta shijojë artin e vërtetë të dallueshëm nga cilësia; mund ta projektojë vetveten në të nga Patagonia në Japoni. Historia dëshmon kokëfortësisht se parapëlqimet e artistëve, edhe gjenial, janë kundër rrymës, tekanjozë, shpesh edhe cinikë: Majakovski adhuronte Leninin, D’Annunzio mbështeste Musolinin, Heminguej dhe Markezi ishin miq të ngushtë të Kastros.

Po ja që edhe Denis Rodman, legjenda e NBA sot është mik i Kim Jong Un! E as kjo nuk zhbën dot estetikisht apo artistikisht asgjë nga arti apo talentet e tyre. Ndërsa Bregoviç është një artist i mirëfilltë, instrumentist i thellë dhe elegant i Ballkanit tonë të rrëpirtë, të vrerosur prej nacionalizmave përralluese.

Ai vjen në Korçën e serenatës dashamirësisht dhe harmonikisht me tingullin muzikor vetjak për t’a ndarë me publikun, duke sjellë me vete edhe “fajin” e tij të vetëm – origjinën! Qëkur të jesh sllav është krim?! Po 1 milion turistët sllav përse po i mirëpresim? Po Hitlerin përse e dënojmë? A na lejohet kjo histeri dhe a duhet të heshtim? JO! Stuhia nacional-provinciale kundër Goran Bregoviç, selitur portaleve, nuk ka asnjë lidhje me artin e as me krenarinë, aq më pak me qytetërimin.

Me gjasë, mos vallë vjen prej pezmatimit “re-vv-olucionar” nga suksesi i nismës “Open Balkans”, makroprojekti politiko-ekonomik i mendjeve të hapura të Ballkanit? Apo të jetë protagonizëm tifo-tallavesk veror? Në çdo rast, emancipimi, civilizimi, kultura e toleranca duhet të jenë zemra e shpirti ynë! Si shqiptarë, si njerëz, si ballkanas! Mirësevjen Goran!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nesër seanca për Veliajn, avokati Ndreca: S’ka justifikim ligjor për ta mbajtur në burg

22:19 / September 14, 2026

Vuçiç njofton datën e largimit nga posti i presidentit: “Do të jap dorëheqjen më 27 shtator”

21:38 / September 14, 2026

Muzeu hebraik, shtegu i ri i betejës anti-amerikane pas Zvërnecit

21:20 / September 14, 2026

Ku banojnë 4.28 milionë shtetasit shqiptarë që kanë lindur në Shqipëri?

20:40 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.