Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Blendi Klosi: “Engjëll Agaçi ka kaluar një sëmundje të rëndë”

21:54 / February 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
blendi klosi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi lidhur me akuzat se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer kontrolle në ambientet e Kryeministrisë javën e kaluar, si dhe se është marrë laptopi i Engjëll Agaçit, ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë thotë se nuk janë të vërteta.

Klosi në studion e “Opinion” shprehet se e vetmja e vërtetë në këtë mes është sëmundja e rëndë që ka kaluar Agaçi dhe mbi këtë ndërtohen të gjithë këto histori. Socialisti shprehet se as laptopi i tij nuk është marrë, si dhe as kontrollet e BKH nuk kanë ndodhur.

“Ne kemi 34 vjet që e dimë këtë histori, këtë vjershë dhe ça s’ka thënë për të gjithë. Nga ‘91-2025 nuk ka ngelur njeri pa i vendosur ndonjë vjershë Sali Berisha dhe pa sajuar ndonjë gjë. Pra ajo që e lidh këtë bisedë është sëmundja e zotit Agaçi që tashmë është konfirmuar nga burime zyrtare të Këshillit të Ministrave, i cili ka kaluar një moment të vështirë me shëndetin e tij dhe vetëm kjo është e vërtetë. Pastaj kto ka vajt BKH në Kryeministri nuk është e vërtetë, i kanë marrë laptopin nuk është e vërtetë. Nuk ka asnjë informacion zyrtar që ta gjykosh këtë. Pastaj thashethemet që ndërton Saliu…”, shprehet Blendi Klosi.

“Ka qenë apo s’ka qenë?”, pyet Ivi Kaso, Klosin.

“Jo pra, unë e kam sapo të konfirmuar që nuk ka qenë. Të gjëmosh Sali Berishën në të gjitha ata që thotë është një humbje e madhe kohe, por edhe një mungesë logjike e madhe. Çdo gjë besohet se duan ata ta besojnë, por nuk është e vërtetë. Engjëll Agaçi fatkeqësisht ka pasur një sëmundje shumë të rëndë dhe kjo është 100% e konfirmuar, është kuruar dhe ka një problem me shëndetin e tij. Tani mbi këtë ndërtohen të gjithë këto historitë e tjera që realisht  përsa kohë në këtë vend ça thotë Sali Berisha ka një pjesë që e besojnë tani si do e vërtetosh. As laptopin nuk ja kanë marrë, as ngjarjet s’kanë ndodhur”, thekson Klosi.

blendi klosi engjell agaci semundje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.