Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, foli për vendimin e Gjykatës së Apelit për fatin e vulës së Partisë Demokratike. Ajo theksoi se një vendim i tillë nuk ndikon fare në veprimtarinë politike të Partisë Socialiste.
Sipas Gjylametit, Partia Socialiste ka një organizim kapilar në të gjithë Shqipërinë dhe kjo është forcë e madhe për një parti politike.
“Nuk ndryshon asgjë për më në PS. Lajmi mirë është fakti se gjykata mori një vendim. A favorizon njërën palë apo tjetrën, nuk është ndonjë gjë që ndikon tek PS. Mendoj se PS nuk frikësohet. Në fund të ditës nuk e zgjedh kundërshtarin. Edhe kur ka qenë Berisha ne kemi fituar, edhe kur la Bashën. Një opozitë dhe një mazhorancë duhet të përballen në komisione dhe në alternativa dhe ide. Edhe të ishin të gjithë pjesëzat e opozitës bashkë nuk përbëjnë rrezik për PS. Ne kemi organizim kapilar”, tha ajo në ABC.
