Këngëtari Blero Muharremi dhe bashkëshortja e tij, Afrona Dika, ditën e sotme më 21 shtator festojnë 1-vjetorin e martesës. Çifti, të cilët shijojnë lidhjen prej më shumë se pesë vitesh, janë mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Në këtë ditë të rëndësishme, artisti i hitit “Kthehu ti” ka bërë një dedikim plot ndjenjë për gruan e tij. I njëjti ndërkohë ndau edhe disa imazhe të përbashkëta që kanë realizuar ndër vitesh.

“Urime një vjetori i martesës tonë. Të dua deri në hënë dhe mbrapa. Ti i jep kuptim jetës sime çdo ditë e më shumë”, ka shkruar ai.

Çifti kanë zgjedhur Turqinë për kremtimin e 1-vjetorit, teksa po vazhdojnë të qëndrojnë akoma atje.

Kjo është martesa e dytë e Bleros, pasi më parë kishe qenë i martuar edhe me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka edhe një vajzë të quajtur, Tara.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here