Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bleu 45 dyqane dhe apartamente, kush është fajdexhiu që alarmoi institucionet

17:30 / April 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtoria e Paranadalimit të Pastrimit të Parave ka publikuar raportin për vitin 2018, në të cilin janë paraqitur edhe pesë tipologji të ndryshme, përmes të cilave dyshohet se janë pastruar para në Shqipëri.

Nga transfertat e dyshimta nga individë që nuk bëjnë asnjë punë apo nuk kanë asnjë biznes, e deri tek shkëmbimet me shuma të mëdha. Këto janë disa nga sjelljet që kanë ndezur sinjalin e kuq të kësaj drejtorie, të cilat më pas janë verifikuar.

Mes emrave të verifikuar gjendet edhe një person që dyshohet se jep shuma të konsiderueshme me fajde. Paratë e përfituara nga ky aktivitet ai dyshohet se i ka investuar në pasuri të paluajtshme.

Drejtoria ka verifikuar dhe ka gjetur se ai ka blerë 45 apartamente dhe njësi tregtare brenda një periudhe shumë të shkurtër, dhe vlera totale e tyre shkon 1.5 milin euro.

TIPOLOGJI 2

Qarkullim i shumave të dyshimta në sistemin bankar

Shtetasi A zotëron llogari personale në një bankë të nivelit të dytë, në disa monedha. Ky individ vihet re të jetë shumë aktiv dhe në llogaritë e hapura në emër të fëmijëve të tij të mitur.

Përgjatë një periudhe disa vjeçare ka kredituar në llogaritë e tij në vlera të larta (mbi 1 milion EURO). Sipas të dhënave të deklaruara në bankë, shtetasi ushtron një profesion që nuk justifikon akumulimin e këtyre fondeve.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se:

shtetasi A rezulton të ketë nënshkruar ndër vite, rreth 45 akte noteriale për shitblerje pasurish të paluajtshme, në të cilat kryesisht figuron në cilësinë e palës blerëse/porositëse.

vlera e pasurive të paluatjshme të blera prej tij rezulton të jetë rreth 1.5 milion EURO.

shtetasi A rezulton gjithashtu të ketë dhe disa raportime të kontratave për dhënie hua në vlera të konsiderueshme monetare.

nga të dhënat e QKB, shtetasi A nuk rezulton të ushtrojë veprimtari ekonomike, por përveç profesionit të deklaruar, dyshohet se ushtron aktivitetin e shit-blerjes së makinave dhe huadhënie me interesa të larta. Informacioni është dërguar për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.

Drejtoria e Paranadalimit të Pastrimit të Parave fajdexhiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria pret Samitin e NATO-s/ Ministri Nufi: Vendim që tregon besimin e aleatëve

22:58 / July 8, 2026

Irani: Do ta mbyllim Ngushticën e Hormuzit nëse sulmohemi sërish nga SHBA

21:17 / July 8, 2026

Ministri Nufi: Samiti i NATO-s në Tiranë, vlerësim për Shqipërinë dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme

20:59 / July 8, 2026

CNN: Si Trump hartoi sulmet ndaj Iranit nga Turqia

19:58 / July 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.