Një 35-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane për shfrytëzim prostitucioni.
Bëhet me dije se i riu kishte blerë një vajzë të re shiptare me 500 euro dhe e detyronte atë të postituonte veten.
Vajzës i lejohej të dilte nga shtëpia vetëm kur të prostituonte në rrugë. Pjesën tjetër të kohës ajo qëndronte e mbyllur në shtëpi pa ushqim dhe flinte në një banjë të vogël.
Arrestimi i tutorit 35-vjeçar, identitieti i të cilit nuk është bërë me dije, u krye gjatë një “Uti dominus”, ku u zbulua se shqiptari ishte pjesë e një grupi që rekrutonte gra të reja të huaja për t’i nxjerrë në rrugë.
