Forca të shumta policie janë vënë në ruajtje të hyrjes së Drejorisë së Policisë të Tiranës ku po mbahen shoqëruar 7 persona, ndër ta edhe ish-deputeti Klevis Balliu.
Të ndaluarit u shoqëruan nga uniformat blu për bllokimin e rrugës te zona e “Astirit” gjatë protestës së banorëve kundër shembjes së godinave që preken nga projketi i “Unazës së Re”.
Mësohet se personat e arrestuar janë Dritan Noku, Arend Bushi, Kujtim Ylli, Ani Murataj, Ervis Hysenli, Gojard Duro dhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu.
Përfaqësues të Partisë Demokratike dhe disa banorë kanë mbërritur sakaq para ambienteve të Drejtorisë së Policisë Tiranë, te rruga “Myslym Shyri” për të protestuar për lirimin e të shoqëruarve.
