Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Blinken e Cameron kërkojnë miratimin e ndihmës për Ukrainën

09:23 / April 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1078
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, i bënë thirrje Kongresit amerikan që ta miratojë ndihmën e re ushtarake për Ukrainën, duke thënë se financimi është kritik për sigurinë e SHBA-së, Evropës dhe botës.

Duke folur pas takimit në Departamentin e Shtetit, Blinken përsëriti thirrjet për ligjvënësit që ta zhbllokojnë ndihmën që presidenti Joe Biden kërkon prej muajsh, ndërsa Cameron tha se do ta kërkojë të njëjtën gjë gjatë takimeve që do të zhvillojë në Uashington.

“Unë vij këtu pa ndonjë qëllim që t’i jap leksione dikujt, apo t’i them dikujt se çfarë të bëjë… Unë, thjesht, vij këtu si mik dhe si besimtar i madh në këtë vend. Unë besoj se është thellësisht në interesin tuaj që t’i zhbllokoni ato para”, tha Cameron.

Zyrtarë të shumtë të huaj u kanë kërkuar ligjvënësve amerikanë që të veprojnë me shpejtësi për të miratuar ndihmën për Ukrainën.

Javën e kaluar në Bruksel, pothuajse të gjithë ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s kanë thënë se kontributi i SHBA-së është thelbësor.

Paketa e re e ndihmës për Ukrainën, në vlerë prej 60 miliardë dollarësh, ka muaj që është bllokuar në Kongresin amerikan, kryesisht për shkak të ligjvënësve republikanë që janë pro ish-presidentit Donald Trump.

Ky i fundit pritet të garojë sërish për president në zgjedhjet e nëntorit dhe ka shprehur vazhdimisht rezerva për ndihmën që i jepet Ukrainës, e cila lufton kundër pushtimit rus.

Në një intervistë dhënë Televizionit Fox News në fillim të këtij muaji, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Mike Johnson, ka thënë se ai do që ndihma e re për Ukrainën të miratohet “tani” dhe ka thënë se do të propozojë një paketë shpejt, pasi që Kongresi të kthehet nga pushimet, më 9 prill.

Johnson, aleat i Trumpit, ka thënë se propozimi i tij do të përfshijë “risi të rëndësishme”, por nuk i ka përshkruar ato.

Paketa që mbetet e bllokuar, parasheh fonde kryesisht për armë dhe pajisje të tjera ushtarake./Radio Evropa e Lire/ 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Analiza e REL: Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

19:38 / August 21, 2026

Meloni për Trump: Besoja se gjërat do të ishin më të lehta, dolën ndryshe

18:01 / August 21, 2026

Skandali me “lopët fantazmë”: Si përfituan fermerët grekë subvencione të BE-së për kafshë që nuk ekzistonin

16:38 / August 21, 2026

Mickoski në Pustec, pa himnin shqiptar – Meçe: Provokacion i mirëmenduar. Kryeministri i RMV duhet të kërkojë falje

15:02 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.