Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Blinken e krahason Milorad Dodikun me Putinin: Po shkon drejt rrugës së autoritarizmit!

23:08 / March 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Blinken
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë një tjetër goditje presidentit të Republikës Srpska në Bosnjë Hercegovinë, Milorad Dodik, i cili është edhe në listën e personave të sanksionuar nga SHBA.

Përmes një mesazhi në Twitter, Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se Dodik po ecën drejt rrugës së Putinit me shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore në republikën ku ai është President.

“Sulmet e Milorad Dodik ndaj të drejtave dhe lirive themelore në Republika Srpska tregojnë se ai është në rrugën autoritare të Presidentit Putin. Departamenti i Shtetit, përfaqësuar nga Ambasadori Murphy, vazhdon të avokojë për të ardhmen demokratike dhe të begatë që e meritojnë të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës”, theksoi Sekretari Blinken.

Retorika gjeopolitike e përdorur nga Dodik, i cili gjatë qeverisjes së tij ka kërkuar vazhdimisht shkëputjen e republikës Srpska nga Bosnja Hercegovina, ka ngritur shumë tensionet etnike në këtë shtet. Për këtë arsye Uashingtoni i kushton shumë vëmendje ngjarjeve në Bosnje-Hercegovinë, dhe nisur nga zhvillimet e fundit, ku Republika Srpska inicioi miratimin e një sërë ligjesh që do të cenonin drejtpërdrejt të drejtat dhe liritë e njeriut, si ligji për median, organizatat joqeveritare, popullatën LGBT etj, nuk ka munguar as “shuplaka” e numrit dy të administratës Biden, Anthonz Blinken.

Së fundi, një çift i të moshuarve boshnjakë ishin rrahur brutalisht nga huliganë serbë në shtëpinë tyre.

blinken krahasim milorad dodiku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.