Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Blinken: Keqardhje që Pekini refuzoi një takim mes shefave të mbrojtjes

23:34 / May 31, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
blinken 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën “keqardhjen” që Kina refuzoi një takim të mundshëm mes Sekretarit amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin me Ministrit kinez të Mbrojtjes Li Shangfu.

Gjatë një konferencë shtypi në Suedi, Blinken përsëriti rëndësinë e ruatjes së linjave të rregullta e të hapura të komunikimit, me Pekinin.

“Gjëja më e rrezikshme është të mos komunikosh”, tha Sekretari amerikan i Shtetit.

Të hënën mediat njoftuan se Kina ka refuzuar një kërkesë të Shteteve të Bashkuara për një takim mes shefave të mbrojtjes gjatë punimeve të një forumi vjetor mbi sigurinë në Singapor këtë fundjavë, një sinjal i ri i tensioneve mes dy vendeve.

Ndërkohë të martën Pentagoni njoftoi se një avion luftarak kinez kreu një manovër “të panevojshme agresive” pranë një avioni ushtarak amerikan që po fluturonte mbi detin e Kinës Jugore, në hapësirën ajrore ndërkombëtare. Incidenti rriti edhe më tej tensionet mes Uashingtonit dhe Pekinit.

“Piloti kinez ndërmori veprime të rrezikshme duke iu afruar aeroplanit shumë, shumë pranë”, tha zoti Blinken, duke shtuar se ka pasur një sërë veprimesh të tilla që Pekini ka ndërmarrë, jo vetëm ndaj Shteteve të Bashkuara, por edhe në vende të tjera.

Marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara kanë qenë të tensionuara, me fërkime për gjithçka, nga Tajvani, problemet me respektimin e të drejtave të njeriut në Kinë, deri tek aktiviteti ushtarak i Pekinit, në Detin e Kinës Jugore.

blinken pekini Takim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.