Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Blinken në Londër: Duam të mbrojmë “rendin e bazuar në rregullat ndërkombëtare”

23:53 / May 3, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
g7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Grupi i shtatë demokracive perëndimore synon të bëjë për vete aleatë të rinj për të kundërshtuar sfidat e Kinës dhe Rusisë, por pa e penguar Pekinin dhe duke kërkuar lidhje më të qëndrueshme me Kremlinin, thanë të hënën dy nga diplomatët kryesorë të Shtatëshes.

Përpara takimit të ministrave të jashtëm të G7-s, i pari ballë për ballë mes tyre që nga viti 2019, Sekretari i Shtetit i Presidentit Joe Biden, Antony Blinken, u përpoq të japë një mesazh multilateralizmi, pas katër vjet diplomacie në Twitter nën ish-Presidentin Donald Trump, që hutoi dhe alarmoi shumë aleatë perëndimorë.

I themeluar në vitin 1975 si një forum për vendet më të pasura të Perëndimit për të diskutuar kriza të tilla si embargoja e naftës e OPEC-ut, Grupi i Shtatëshes këtë javë po diskuton për Kinën dhe Rusinë, si dhe për luftën kundër pandemisë COVID-19 dhe ndryshimin e klimës.

“Nuk është qëllimi ynë të përpiqemi të frenojmë Kinën ose ta pengojmë atë,” u tha zoti Blinken gazetarëve në një konferencë shtypi të mbajtur bashkë me Sekretarin e Jashtëm britanik Dominic Raab.

Ai tha se Perëndimi synon të mbrojë “rendin e bazuar në rregullat ndërkombëtare” nga përpjekjet e çdo vendi qoftë, përfshirë Kinën, për ta destabilizuar atë.

Rritja spektakolare ekonomike dhe ushtarake e Kinës gjatë 40 viteve të fundit shihet si ndër ngjarjet më domethënëse gjeopolitike të kohëve të fundit, krahas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, që i dha fund Luftës së Ftohtë.

Dy diplomatët u përpoqën t’i tregojnë botës se Perëndimi do ta luajë më fort rolin e tij në arenën ndërkombëtare. Nga ana e tij, Raab foli për ndërtim aleancash në vend të prishjes së tyre.

“Unë e shoh qartë kërkesën në rritje dhe nevojën për grupe të shkathëta vendesh me të njëjtat pikëpamje, që ndajnë të njëjtat vlera dhe që duan të mbrojnë sistemin shumëpalësh,” tha zoti Raab. “Ne mund të shohim një lëvizje drejt këtij modeli me grupe vendesh me të njëjtat pikëpamje dhe që janë mjaft të shkathët për të punuar së bashku,” tha ai.

Edhe pa një aleancë më të gjerë, G7-s ende është mjaft e fuqishme: Vendet e Shtatëshes të marra së bashku përbëjnë një forcë shumë më të madhe se Kina, si nga ana ekonomike edhe ajo ushtarake.

Në vështrimin afatgjatë, në Uashington dhe në kryeqytetet evropiane ka shqetësime të thella se si duhet të veprojë Perëndimi si ndaj Pekinit ashtu edhe ndaj Moskës.

Sekretari Blinken tha se Shtetet e Bashkuara do të preferonin lidhje më të qëndrueshme me Rusinë, por kjo varet shumë nga mënyra se si do të veprojë Presidenti rus Vladimir Putin, veçanërisht ndaj vendeve të tilla si Ukraina, të cilën zoti Blinken do ta vizitojë këtë javë.

“Ne kemi rikonfirmuar mbështetjen tonë të palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës,” tha ai.

“Ne nuk përpiqemi të rrisim tensionet; ne do të preferonim të kishim një marrëdhënie më të qëndrueshme, më të parashikueshme. Dhe nëse Rusia lëviz në atë drejtim, ashtu do të bëjmë edhe ne.”

Zoti Raab tha të dielën se G7-s do të shqyrtonte një propozim për të ndërtuar një mekanizëm të shpejtë reagimi për të kundërshtuar dezinformimin rus dhe, duke iu referuar Kinës, foli për nevojën për të luftuar për tregje të hapura dhe demokraci.

Përveç anëtarëve të G7, Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Japoni dhe Shtetet e Bashkuara, Britania ka ftuar edhe ministra nga Australia, India, Afrika e Jugut dhe Koreja e Jugut.

Ministrat do të përgatisin terrenin për udhëtimin e parë të planifikuar të Presidentit Joe Biden jashtë vendit që nga marrja e detyrës: një samit i G7 në Britani muajin tjetër. 

g7 Londer rregullat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.