Nesër Tirana do të jetë në syrin e mediave ndërkombëtare, teksa për rreth 8 orë në kryeqytetin e Shqipërisë do të ndalet për një vizitë zyrtare Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Blinken do të zbresë në aeroportin “Nënë Tereza” rreth orës 11:00 të paradites dhe gjatë ndalesës në tokën shqiptare pritet të ketë një agjendë të ngjeshur me takime.
Deri më tani janë konfirmuar takimet me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, por një mesazh i fortë nga Amerika mund të jepet edhe për punën e SPAK, ndaj gjasat janë që Blinken të ketë një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.
Lexo edhe :
Related Posts
Kryeqyteti është “veshur” me flamuj amerikanë dhe në fasadën e Universitetit Politeknik është vendosur një banderolë gjigande me foton e tij, për t’i shprehur mirëseardhjen Sekretarit të Shtetit.