Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Blinken niset drejt Kinës në një udhëtim diplomatik me pritshmëri të larta

17:24 / June 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
blinken
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është nisur drejt Kinës në një udhëtim diplomatik me pritshmëri të larta për uljen e tensioneve të përshkallëzuara mes Pekinit dhe Uashingtonit, që kanë krijuar shqetësim në mbarë botën.

Blinken është zyrtari më i lartë që viziton Kinën që kur presidenti Joe Biden mori detyrën. Kjo është vizita e parë pas 5 vjetësh në Kinë nga një sekretar amerikan shteti.

Megjithatë, pritshmëritë për ndonjë përparim të rëndësishëm për çështjet shqetësuese me të cilat përballen dy ekonomitë më të mëdha të planetit janë të pakta, pasi marrëdhëniet mes tyre janë tensionuar në vitet e fundit. Mosmarrëveshjet dhe akuzat janë përshkallëzuar në mënyrë të vazhdueshme për një sërë çështjet që kanë pasoja tek siguria dhe qëndrueshmëria globale.

Blinken mbërrin në Pekin të dielën për bisedime dy ditore. Sipas zyrtarëve amerikanë, ai pritet të takohet me ministrin e Jashtëm, të dielën dhe ndoshta presidentin kinez Xi Jinping të hënën.

Lista e mosmarrëveshjeve dhe pikave të mundshme të konfliktit është e gjatë: duke filluar nga tregtia me Tajvanin, gjendja e të drejtave të njeriut në Kinë dhe në Hong Kong, si dhe rritja e aktivitetit ushtarak kinez në Detin e Kinës Jugore, dhe deri te lufta e Rusisë në Ukrainë. Zyrtarët amerikanë thanë pas nises së zotit Blinken nga Uashingtoni të premten, se ai do të shtronte secilën prej këtyre çështjeve, megjithëse asnjëra palë nuk ka treguar ndonjë prirje për t’u tërhequr nga qëndrimet që kanë.

Presidenti Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping ranë dakord për udhëtimin e Blinken në një takim vitin e kaluar në Bali. Në shkurt, ai anuloi udhëtimin e tij në Pekin pasi një balonë spiune kineze hyri në hapësirën ajrore të SHBA-së. Që atëherë, SHBA-ja ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të rifilluar dialogun me Pekinin pavarësisht tensioneve.

blinken kine udhetim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.