Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Blinken takohet me kryeministrin maqedonas

08:55 / May 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 41
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, gjatë një takimi të hënën në Uashington me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, theksoi rëndësinë e luftimit të dezinformimit në Ballkan.

“Ne do të vazhdojmë të flasim edhe për punën që duhet bërë për sigurinë energjetike dhe luftimin e dezinformimit, një çështje gjithnjë e më e rëndësishme”, tha zoti Blinken. Sekretari amerikan gjithashtu falënderoi Maqedoninë e Veriut për ndihmën e dhënë për Ukrainën në luftën kundër agresionit rus dhe për rolin udhëheqës të Shkupit në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Nga ana e tij, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të forta dhe partneritetit strategjikë mes Shkupit dhe Uashingtonit. “Falë partneritetit tonë strategjik, Maqedonia e Veriut ka qenë në gjendje të marrë vendime të vështira, por të mira në dekadën e fundit. Këto vendime dhe ky vizion e solli vendin në NATO, mundësoi hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe marrjen e rolit udhëheqës në OSBE gjatë njërit prej viteve më të vështira në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore”, tha kryeministri Kovaçevski.

Zoti Blinken gjithashtu shprehu mbështetjen amerikane për përpjekjet e Shkupit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Maqedonia e Veriut ka pritur për një periudhë të gjatë në rrugën e integrimit evropian. Statusin e vendit kanidat ajo e mori në dhjetor të vitit 2005, para Kroacisë, e cila tani është anëtare e BE-së. Por përplasjet e brendshme politike dhe mosmarrëveshjet me fqinjët e kanë zvarritur procesin e saj të anëtarësimit në BE.

Maqedonia e Veriut është gjithashtu anëtare e Kartës së Adriatikut, e themeluar me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, anëtare të së cilës janë edhe Shqipëria, Bosnja, Kroacia dhe Mali i Zi. Kosova, Serbia dhe Sllovenia kanë statusin e vendeve vëzhguese në këtë organizatë, e cila ka një partneritet të fortë me Shtetet e Bashkuara. /VOA/

blinken
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.