Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Blinte fëmijë dhe i nxirrte për të lypur, arrestohet në Greqi i shumëkërkuari Kujtim Demiri

17:23 / April 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kujtim Demiri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritetet policore greke në bashkëpunim me Interpol Tiranën kanë arrestuar një shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për 55-vjeçarin Kujtim Demiri, të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda, në vitin 2010, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i të miturve”, kryer në bashkëpunim.

Kujtim Demiri bleu një fëmijë për 10 mijë lekë, e ka kaluar në mënyrë të paligjshme, nga Shqipëria për në Greqi dhe e përdori për disa vite të lypte.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Capital”, për kapjen e një shtetasi shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i të miturve”.

Operacioni u finalizua si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Seksionit të Kërkimit të DVP Tiranë, Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore greke.

Lokalizohet në Greqi, pas shkëmbimit të informacioneve, kapet dhe vihet në pranga 55-vjeçari i dënuar 15 vjet burgim.

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, për një shtetas shqiptar në kërkim ndërkombëtar që fshihej në Athinë, Greqi, ia kanë dërguar informacionet autoriteteve policore greke, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

Në bazë të informacioneve të dërguara nga Interpol Tirana, në kuadër të operacionit policor të koduar “Capital”, është lokalizuar në Athinë, Greqi, është kapur dhe është arrestuar shtetasi shqiptar:

Kujtim Demiri, 55 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Krimeve të Rënda, në vitin 2010, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i të miturve”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi Kujtim Demiri ka kaluar në mënyrë të paligjshme, nga Shqipëria për në Greqi, një shtetas të mitur dhe nëpërmjet dhunës e ka detyruar atë që të lypë, përreth 1 vit.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi nga Greqia drejt vendit tonë.

Kujtim Demiri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv brenda pak orësh në Tiranë

10:04 / October 28, 2026

Vodhi kasafortën 400-kilogramëshe me bizhuteri, “skifteri” shqiptar: Isha i droguar

21:19 / October 27, 2026

Detaje nga plagosja në Shkodër/ Këngëtari u qëllua teksa po pinte kafe, u dërgua me urgjencë në spital

12:25 / October 27, 2026

Zjarr në një banesë në Malësi të Madhe, asfiksohet 57-vjeçari nga tymi

15:01 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.