Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas/ Shoqëria Civile protestë të hënën, 6 kërkesat për qeverinë

11:35 / February 27, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8611
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të premte, më 27 shkurt, Shoqëria Civile ka reaguar përmes një letre të hapur drejtuar institucioneve qendrore lidhur me situatën e krijuar pas bllokimit të aksit kombëtar Librazhd-Prrenjas, ndërsa ka njoftuar edhe zhvillimin e një proteste.

Në këtë letër publike, nënshkruesit flasin për pasojat që ka sjellë bllokimi i rrugës, duke përfshirë kufizimin e lëvizjes së lirë, dëmtime të aktivitetit ekonomik dhe turistik, rritje të kostove të transportit dhe shtim të rreziqeve për sigurinë publike për shkak të devijimeve në rrugët alternative.

“Kërkesë për ndërhyrje urgjente dhe masa ekonomike mbështetëse për Qarkun Korçë pas bllokimit të aksit kombëtar Librazhd-Prrenjas. Kjo situatë ka prodhuar pasoja të drejtpërdrejta dhe të menjëhershme në jetën e përditshme të qytetarëve dhe në funksionimin normal të rajonit. Bllokimi i aksit ka kufizuar ndjeshëm lëvizjen e lirë të qytetarëve, ka dëmtuar aktivitetin ekonomik dhe turistik të Qarkut Korçë, si dhe ka rritur ndjeshëm kostot e transportit dhe të mallrave. 

Njëkohësisht, devijimi i qarkullimit drejt akseve alternative ka shtuar rreziqet për sigurinë publike, për shkak të gjendjes jo optimale të këtyre rrugëve dhe fluksit të shtuar të mjeteve. Izolimi i pjesshëm i Qarkut Korçë po ndikon ndjeshëm në ekonominë familjare dhe në qëndrueshmërinë e bizneseve, ndërkohë që mungesa e një plani publik me afate të qarta po shton pasigurinë dhe paqartësinë. Duke qenë se kemi të bëjmë me një infrastrukturë kombëtare nën përgjegjësinë e institucioneve qendrore, konsiderojmë të domosdoshme një ndërhyrje të menjëhershme, të koordinuar dhe transparente.”, lexoi letrën një nga përfaqësuesit e nënshkruesve.

Shoqëria Civile i ka dërguar 6 kërkesa institucioneve, mes të cilave publikimin e një plani teknik me afate të qarta për stabilizimin e zonës së rrëshqitjes dhe rikthimin e qarkullimit.

Kërkesat e Shoqërisë Civile:

-Publikimin e një plani teknik ndërhyrjeje, me afate të qarta realizimi për stabilizimin e zonës së rrëshqitjes dhe rikthimin e qarkullimit të sigurt.

-Përmirësimin e menjëhershëm të gjendjes së akseve alternative dhe bypass-eve provizore, me ndërhyrje teknike emergjente për garantimin e sigurisë dhe lehtësimin e qarkullimit.

-Mbështetje financiare dhe masa lehtësuese ekonomike, për të kompensuar kostot shtesë që po rëndojnë mbi qytetarët dhe bizneset e rajonit, përfshirë sektorin e turizmit dhe transportit.

-Garanci të qarta dhe transparente për furnizimin e pandërprerë të rajonit me mallra dhe karburant,

pas deklarimeve se kamionët e naftës nuk do të lejohen të qarkullojnë nga Maqedonia, por do të devijohen nga Kosova. Ky ndryshim i itinerarit ngre shqetësime serioze lidhur me sigurinë e furnizimit me hidrokarbure, kostot shtesë të transportit dhe ndikimin e drejtpërdrejtë që mund të ketë në rritjen e çmimeve për qytetarët dhe bizneset e Qarkut Korçë.

-Raportim periodik publik (javor) mbi ecurinë e punimeve dhe masat e ndërmarra. (Drejtuar Qarkut Korçë)

-Hartimin e një plani strategjik alternativ kombëtar për lidhjen e juglindjes së vendit, në mënyrë që të reduktohet varësia nga një aks i vetëm rrugor. Qarku Korçë përfaqëson një zonë me rëndësi të veçantë ekonomike, prodhuese, turistike dhe strategjike për vendin. Ai është një nyje e rëndësishme ndërkufitare, duke pasur në territorin e tij katër pika doganore që lidhin Shqipërinë me vendet fqinje dhe që luajnë rol kyç në qarkullimin e mallrave, eksporteve dhe importeve. Për rrjedhojë, bllokimi i aksit kryesor kombëtar nuk përbën thjesht një problem rajonal, por një çështje me impakt të drejtpërdrejtë në zinxhirin kombëtar të furnizimit, në tregtinë ndërkufitare dhe në ekonominë e vendit në tërësi. Presim një përgjigje zyrtare brenda afateve ligjore dhe shprehim gatishmërinë për të marrë pjesë në çdo tryezë konsultimi apo dëgjesë publike që do të organizohet për këtë çështje.

aksit bllokimi Librazhd-Përrenjas Shoqëria Civile
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

Ilir Meta lë sërish qelinë për të pritur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të atit

11:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.