Kryeministri Edi Rama, në takim me shqiptarët në Selanik, u ndal tek bllokimi për disa orë i gazetarëve shqiptarë në kufirin me Greqinë.
Ai tha se kjo situatë është absurde, ndërkohë shtoi se Shqipëria nuk është bërë pengesë për huaj e gazetarëve grekë në territorin shqiptar.
“Dua t’ju shpreh keqardhjen të gjithë gazetarëve të ardhur dje nga Shqipëria për të ndjekur këtë takim, të cilët u bllokuan për disa orë në kufi, për arsye të panjohura për ne, por dua të falënderoj ministrin e jashtëm grek, për ndërhyrjen e tij për zhbllokimin e një situata absurde, që s’mund ti ndodhë asnjë gazetari greke në kufirin hyrës të Shqipërisë”, tha ai.