Protesta për ngritjen e çmimit të produkteve bazë dhe të hidrokarbureve është përshkallëzuar.
Protestuesit kanë bllokuar dy kahet e unazës së Tiranës. Protestuesit kanë thënë se manifestimi i tyre do të vijojë pambarim derisa të normalizohet situata, ndërsa kanë paralajmëruar një tjetër protestë masive ditën e shtunë.
