Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Bllokohet Kakavija, pala greke pezullon punën. Radhë të gjata në kufi

09:48 / July 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kakavije 1068x629 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qindra qytetarë, dhjetëra kamionë, autobusë dhe vetura të vogla prej më shumë se një ore janë bllokuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës. Sipas informacioneve të mbërritura në newsbomb.al mëngjesin e sotëm, pala greke ka pezulluar punën pa arsye.

Siç shihet nga fotot, në të dyja anët Doganës kanë nisur të krijohen radhë të gjata mjetesh pasi asnjë nga udhëtarët dhe shoferët nuk ka qenë i njoftuar për pezullimin e punës. Sapo kanë mbërritur në Kakavijë, ata kanë parë që pala greke ka mbyllur sportelet dhe ka pezulluar punën.

Deri tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga Pika e Kalimit Kufitar për arsyet e këtij pezullimi që ka lënë në pritje qindra qytetarë në të dyja anët e kufirit. Këto radhë pritet të shtohen më shumë në orët në vazhdim pasi nga autoritetet e vendit fqinj nuk ka pasur dhe nuk ka ende asnjë mesazh e njoftim për arsyet e pezullimit të tyre.

Më shqetësues është fakti se mes qytetarëve që presin të kalojnë kufirin, ka fëmijë dhe të moshuar të cilët kanë dalë nga makinat, dhe qëndrojnë me shpresë për rikthimin në punë të doganierëve grekë. Të shumtë janë shqiptarët që kthehen në atdhe për të takuar familjarët e tyre dhe për të kaluar pushimet, ashtu si turistët e huaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E motra e djalit që plagosi syrin pretendon se shpenzimet i ka bërë familja, jo shteti! Reagon Kryeministri Rama

17:45 / October 25, 2026

Plagosja e të riut gjatë protestës, Koçiu: Mos e përdorni për të justifikuar dhunën!

17:21 / October 25, 2026

Një protestues pro dialogut, të tjerët e godasin! Shtrihet në tokë, e tërheqin deri te shkallët e kryeministrisë!

16:20 / October 25, 2026

Zjarr në një banesë në Malësi të Madhe, asfiksohet 57-vjeçari nga tymi

15:01 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.