Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Bllokohet karuseli, tetë persona qëndrojnë me kokë poshtë për orë të tëra

23:59 / July 4, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karusel
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa persona në SHBA përjetuan më shumë se sa thjesht një aventurë gjatë fundjavës, kur u bllokuan për disa orë në një karusel.

Incidenti ndodhi të dielën në një panair në Wisconsin, në festivalin “Forest County”. Tetë pasagjerë mbetën të bllokuar për shkak të një problemi mekanik në karusel. Në vendngjarje u mblodhën me shpejtësi ekipet e shpëtimit. Një zjarrfikës, që ndodhej aty pranë përdori litarë shpëtimi për t’i ardhur në ndihmë pasagjerëve të tmerruar.

Megjithatë, atyre  duhej të qëndronin të duruar deri në mbërritjen e një platforme me shkallë. U deshën mbi tre orë që aventurieri i fundit të zbriste në tokë. Më pas, ata morën trajtimin e nevojshëm shëndetësor.

Dhjetë automjete zjarrfikëse, nëntë ambulanca dhe 50 persona nga tre qarqe ndihmuan në shpëtimin e pasagjerëve, njoftoi departamenti i zjarrfikësve.

Incidenti erdhi vetëm dy ditë pasi një burrë që kishte sjellë fëmijën në park, pa një shtyllë prej çeliku që kishte pësuar çarje në një nga makineritë, në parkun Carowinds në Charlotte të Karolinës së Veriut. Aktiviteti aty u ndërpre për të bërë inspektime dhe riparime.

BLLOKIM karuseli SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.