Siç edhe pritej, grupi i Berishës dhe Bardhit kanë bllokuar mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Bashkëkryetari i Komisionit, Damian Gjiknuri u shpreh se ka një pamundësi për të zhvilluar mbledhjen. Ai përmendi edhe faktin që në sallë mungon Enkelej Alibeaj nga PD-ja e Bashës, si bashkëkryetar në këtë Komisionin dhe shtoi, se ”ndoshta nuk ka ardhur nga veprimet vandale”.
Po ashtu me ironi, Gjiknuri tha se as Oerd Bylykbashi me të cilin Rithemelimi dhe grupi i Bardhit kërkon të zëvendësojë Alibeajn, nuk ka ardhur në mbledhje. Ndërsa theksoi se do gjendet mënyra që Reforma Zgjedhore të ecë përpara.
Lexo edhe :
Related Posts
”Fatkeqësisht këtu edhe Bylykbashin nuk e kishin sjellë edhe Alibeajn nuk e kishin lejuar të vijë ndoshta për shkak të akteve të tyre vandale. Opozita duhet të jetë e para e interesuar për të pasur një Reformë të tillë. Reforma do ecë përpara, edhe nëse opozita nuk do të bëhet pjesë do të gjendet mënyra për ta çuar përpara”,-u shpreh Gjiknuri.
Ky është draft i kalendarit i punës që do të duhet të diskutohej dhe miratohej në mbledhjen e sotme të Komisionit të Reformës.