Një makinë ka marrë flakë teksa ecte me shpejtësi në aksin Tiranë-Elbasan.
Automjeti u përfshi nga flakët mesditën e sotme dhe raportohet se është djegur pothuajse i gjithi.Dyshohet se shkak i përfshirjes së automjetit në flakë, ka qenë një defekt në sistemin elektrik të automjetit.
Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Mamël, 10 km larg Elbasanit dhe ka shkaktuar panik.
Për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm nga flakët, u bllokua për pak minuta qarkullimi.
